Një robot njerëzor, njihuni me gruan që ka 52 çipe në trupin e saj

0

Teksa një ndër diskutimet më të mëdha në botë është implementimi i çipave te njerëzit, një grua ka në trup 52 të tillë.

Anastasia Synn ka hyrë në librin e Rekordeve Guiness për implementimin e 52 çipave në trupin e saj, raporton Daily Mail. Funksionet e tyre variojnë nga hapja e bravave, gjetja e objekteve të metalit, kryerja e telefonatave dhe performimin e trukeve magjike.

Synn është magjistare, dublante dhe ‘biohacker’, një njeri që ndryshon trupin përmes teknologjisë për të lehtësuar jetën.

“Mund të them zyrtarisht se jam njeriu më i implementuar në botë! Duke qenë se është rasti i parë, iu është dashur të krijojnë një kategori të re rekordesh”, shprehet ajo.

Në trupin e saj ndodhet magneti më i madh i vendosur ndonjëherë tek një njeri si dhe një magnet që përçon zërin, i vendosur në vesh.

“Më i madhi është dy inç e gjysmë i gjatë dhe gjysmë inç i trashë ndërsa kopja e tij ndodhet në krahun tjetër”. Implanti që ajo përdor më shpesh ndodhet në dorën e saj me të cilin hap derën e shtëpisë.

Gjysma e implanteve janë mikroçipe që ajo i programon për të rritur funksionin e shqisave apo për të shtuar aftësitë e saj si hapja e bravave apo ndezja e kompjuterëve. Të tjerët janë magnetikë dhe i japin një “shqisë të gjashtë” si aftësia për të gjetur telat e zhveshur pas një muri apo për të kontrolluar nëse automati elektrik po funksionon.

“Mund ta kuptoj kur mikrovala po lëshon rrezatim të tepërt sepse dora ime dridhet”. Implantet e lejojnë gjithashtu që të performojë truke magjike dhe të memorizojë më lehtë.

“Çipi i vendosur mbi zemrën time mund të vendosë videon e dasmës tonë nëse skanohet. Ai në kyçin e majtë telefonon time bijë ndërsa në të djathtin bashkëshortin”.

Për t’u bërë rekordmene, Synn përpiloi një listë të funksioneve të çipave, kreu një skaner për të treguar vendndodhjet e tyre si dhe demonstroi për secilin.

Nëse për dikë 52 implante mund të duken mjaftueshëm, kanadezja nuk është ende e kënaqur dhe shpreson të shtojë edhe të tjerë. Synn bën pjesë në një komunitet global të ‘biohacker’-ave që shpesh organizojnë takime për të admiruar implantet e njëri-tjetrit./tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu