Nis ndërtimi i rrjetit të kanalizimit fekal në Xhepçisht/ Kasami: I’a VLEN për Xhepçishtin!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar sot për firmosjen e projektit bazë për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal në fshatin Xhepçisht, në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Së bashku me ministrin Izet Mexhiti, në ambientet e ministrisë, u nënshkrua marrëveshja për realizimin e këtij projekti me vlerë prej 30 milionë denarësh. Kryetari Kasami theksoi se ky investim nuk është vetëm një projekt infrastrukturor, por një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës në zonat rurale.

“Një projekt që nuk është thjesht tubacion, beton e dokumente teknike, por një hap i domosdoshëm për dinjitetin urban të banorëve tanë, për mjedisin, për shëndetin publik dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave tona rurale.
Ky investim i rëndësishëm vjen si rezultat i punës tonë të përditshme, përkushtimit dhe bashkëpunimit institucional sepse kur prioritet është qytetari, asnjë lagje, asnjë fshat, asnjë vendbanim nuk mbetet pas.
Vazhdojmë me projektet, jo me fjalë, por me punë konkrete, sepse Tetova që duam ndërtohet çdo ditë me punë, me vizion dhe me vendosmëri.
Xhepçishti meriton më mirë, dje premtuam, sot po punojmë!”, ka shkruar Kasami.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu