Nga sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) përkujton se sot përfundon fushata zgjedhore për rrethin e parë të Zgjedhjeve presidenciale 2024, pra nga mesnata fillon heshtja zgjedhore e cila zgjat deri në orën 19 më 24 prill.

Gjatë heshtjes, më 23 dhe 24 prill (deri në orën 19), thekson ASHMAA, ndalohet mbulimi mediatik në lajmet dhe emisionet speciale informative të pjesëmarrësve në fushatat zgjedhore si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare.

“Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore konsiderohet emetimi: i çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audioviziv që lidhet ose në të cilin pjesëmarrësit marrin pjesë në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është e hapur ose e fshehtë në funksion të fushatës së dikujt zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimin e votuesve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente apo parregullsi të tjera në ditën e votimit, si dhe deklaratat e kandidatëve në procesin zgjedhor, nga pjesëmarrësit në një fushatë zgjedhore, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të pozitave në organet qeveritare”, thuhet në njoftimin e sotëm nga ASHMAA.

Në këtë periudhë është lejuar emetimi i prezantimit politik pa pagesë dhe reklamimi politik i paguar në fushatë zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare. Njëherit, në ditët e heshtjes zgjedhore është lejuar emetimi i fushatës reklamuese edukative të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për Zgjedhjet e vitit 2024. Agjencia, theksojnë nga atje, pret të gjithë radiodifuzerët, duke filluar nga sonte në mesnatë, ta përshtatin programin e tyre për heshtjen zgjedhore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu