“Nga 1 në 10, si janë raportet tuaja me Ramën?” Ja si përgjigjet Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

I pyetur si janë raportet me Ramën nga 1 deri në 10, Kurti tha se në kuptimin e vizionit të përbashkët, nuk kanë dallime.

“Nuk mund ta bëj një kuantifikim të tillë, por mund të them që kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme midis dy qeverive.

E kemi bërë tregun e përbashkët energjetik, kemi hapur 26 vendkalime të reja kufitare për 200 mijë banorët e zonës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kemi mbajtur dy mbledhje të përbashkëta të qeverive me 58 matrrëveshje të reja dhe gjithashtu po bëjmë bashkëfinancime në kulturë, në ekonomi e kështu me radhë, me ç’rast Kosova ka edhe dy zyra të veçanta doganore në Porto Romano dhe në Durrës.

Do ta bëjmë edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës. Në kuptimin e projekteve zhvillimore të planeve të punës, të vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime, por duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm.

Aty nga njëherë kur kemi dallim, ajo bëhet lajm dhe përpiqet që të eksploatohet në mënyrë të pamëshirshme”, tha Kurti në një intervistë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga në SHBA, të publikuar të shtunën.

Më tej Kurti shtoi se:“Unë besoj që dallimi i cili më së shumti është shpërdorur është ai rreth Ballkanit të Hapur, duke u përpjekur që atë dallim që e kemi për çështjen e Ballkanit të Hapur ta vendosin në çdo çështje e në çdo temë në mënyrë të padrejtë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shkup 🔥 Vizbegu nën flakë – tym i dendur dhe materiale të rrezikshme ndotin ajrin

Sërish skena alarmante në Vizbeg të Shkupit. Deponitë ilegale dhe materialet e dëmshme janë përfshirë nga flakët, duke lëshuar re të dendura tymi që...

“Punësimi i vetëm për shqiptarët” në Ministrinë e Mbrojtjes shkon për vajzën e Latif Arifit – shpërblimi për zërin më besnik të VMRO-së

Dje u publikua lajmi se në Ministrinë e Mbrojtjes janë realizuar 26 punësime të reja, nga të cilat vetëm një ka shkuar për shqiptarët....

Shaholli: “Një vërë në ujë”!

Shkruan: Medai Shaholli Me hapjen e Kunsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Strugë qeveria e Edvinit ka bërë vetëm “një vërë në ujë”, pasi ajo...

Propozimi për interpelancën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski para deputetëve

Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e re të 59-të në të cilën si pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca për...

Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendje krize prej 30 ditëve për shkak të zjarreve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka shpallur gjendje krize 30 ditore për shkak të rritjes së rasteve të zjarreve, transmeton TV21. “Dua t’ju informoj se...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu