Në male borë, deri të enjten moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët është shënuar në Kodër të Diellit, -4 gradë Celsius. Një shkallë nën zero janë matur në Llazaropole dhe në Hanet e Mavrovës. Pasojnë Krusheva me 0 gradë, 2 në Berovë, 3 në Prilep, Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Vinicë, 4 në Tetovë, Manastir, Shkup – Zajçev Rid, Shtip, Kavadar, Dibër dhe Veles, 5 në Demir Kapi dhe Pretor, 6 në Strumicë, Ohër dhe Dojran dhe 7 gradë Celsius në Gjevgjeli, njoftoi DPHM.

Në 24 orët e fundit deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, më së shumti shi prej 22 l/m2 ka rënë në Hanet e Mavrovës, 16 në Llazaropole, 13 në Dibër, 12 në Tetovë, Pozharanë, Shkup – Petrovec, 10 në Kodër të Diellit, Kumanovë, Shkup – Zajçev Rid, 6 në Kavadar, 5 Veles, Pretor, 4 Demir Kapi, Kriva Pallankë, 3 Shtip, Berovë, 2 Prilep, Krushevë, Topollçan,

Gjatë natës ajër më i ftohtë dhe rritje të vranësirave janë zhvendosur në lindje dhe juglindje të vendit. Ka pasur reshje shiu, që në pjesën e parë të natës janë përcjellë me bubullima të rralla, e herë pas here kanë qenë të rrëmbyeshme.

Deri të enjten do të mbajë mot herë pas here jostabil me reshje përmbyteshe, bubullima të rralla dhe herë pas here erë e përforcuar, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje graduale.

Sipas parashikimt të DPHM, moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme shiu, në disa vende më të rrëmbyeshme, të ndjekura me bubullima të rralla, veçanërisht paradite.

Në pjesët më të larta malore do të bie borë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. Pasdite vranësira do të ulet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të ketë reshje të shiut të cilat përkohësisht do të jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë mesatare përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 15 gradë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu