Në Çashkë dominojnë nxënësit shqiptarë, por s’ka mësim në gjuhën shqipe. Ja si qëndrojnë numrat dhe e vërteta?

Komuna e Çashkës së fundi është në qendër të vëmendjes, pasi që banorë maqedonas nuk po lejojnë hapjen e një paralele me mësim në gjuhën shqipe në shkollën qendrore të kësaj komune në pjesën qendrore të Maqedonisë së Veriut.

Absurditeti më i madh është se edhe përkundër që Kushtetuta mbron të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare, fakt tjetër bindës është se nxënësit shqiptarë përbëjnë shumicën e nxënësve në arsimin fillor në këtë komunë, përcjell INA.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave gjatë dekadave të fundit ka prirë vazhdimisht numri i nxënësve shqiptarë, të cilët janë detyruar që të ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase”, shkruan profesori universitar Fati Iseni.

Sipas të dhënave të vitit 2021 nga gjithsejt 1174 nxënës, 852 apo mbi 72% janë shqiptarë, ndërsa 230 apo mbi 19 % janë maqedonas dhe 84 turq. Por, përkundër këtyre shifrave, nuk ka asnjë shkollë shqipe.

Me regjistrimin e fundit, shqiptarët dolën 50.77% (nga 35% me regj. e 2002), ndërsa 38% janë maqedonas. Prindër maqedonas së fundi të ndikuar nga politika po bllokojnë hapjen e një paralele shqipe në këtë shkollë, përmes protestave dhe bllokimit të hyrjes së shkollës.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri këmbëngul se askush nuk mund të dal mbi Kushtetutën dhe të ndaloj që dikush të mos shkollohet në gjuhën amtare.

“Unë nuk pranoj asnjë lloj kërkese. Përderisa ajo që është e drejtë kushtetuese e gjithësecilit, e garantuar në atë shkollë, dua të apeloj të gjithë qytetarët e vendit, se ato fëmijë nuk janë as me subjekte politike, nuk dinë as për partitë politike, as për zgjedhje parlamentare as për zgjedhje lokale, që dikush të ndalojë të drejtën e tyre kushtetuese për të mësuar në gjuhën shqipe”, deklaroi ministri Shaqiri.

Drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati, dyshon se këto protesta organizohen nga kryetari i komunës së Çashkës, sepse siç thotë, në krye të protestave qëndron shoferi i tij, Negovan Nikoliq.

“Pasi që aty protestojnë njerëz të cilët janë nëpër organet e komunës. Lindë dilema që shumë herë e them se këtu ka të bëjë që kryetari i komunës është organizatori i gjithë bllokimit të procesit. Edhe njerëzit përfaqësues të subjektit politik VMRO. Gjysmën e protestuesve i njoh me emra dhe mbiemra. Personi në fjalë është Negovan Nikoliq, është shofer i kryetarit të komunës. Ndër organizatorët dhe bllokimit të paraleles”, theksoi Ferati.

Sipas Feratit, këta protestues kanë mbajtur takime të fshehta në manastirin e Çashkës ndërsa një pjesë e tyre punojnë edhe në komunë.

Komuna e Çashkës është njëra ndër 4 komunat me sipërfaqe më të madhe në vend. Gjendet në pjesën qëndrore të R.M., duke përfshirë një sipërfaqe prej 727km2. Sipërfaqe shumë më e madhe se ajo e kryeqytetit, Shkupit, e cila ka 571.5km2. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtri Islamike kundër Izraelit? Irani bën thirrje për aleancë ushtarake me Turqinë dhe Pakistanin

Një zyrtar i lartë iranian ka bërë thirrje nga Teherani për formimin e një ushtrie islamike për të fituar luftën kundër Izraelit. Mohsen Rezaee, anëtar...

Netanyahu po mbështetet te Trumpi për të përfunduar atë që Izraeli filloi në Iran

Izraeli nuk e ka domosdoshmërisht fuqinë e zjarrit për të shkatërruar çdo element të programit bërthamor të Teheranit. Nëse Irani nuk sulmon objektivat amerikane,...

Trump premton të ndreqë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Gjatë një publikimi në Truth Social, ku ka folur për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, ai ka shkruar disa rreshta pikërisht për Kosovën Presidenti amerikan,...

Irani mund të ketë përdorur raketë hipersonike në sulmin ndaj Haifës

Agjencia iraniane Fars shkruan se Irani përdori raketat Emad, Qader dhe Khaybar Shekan në sulmet ndaj Haifës dhe Tel Avivit Irani përdori të paktën një...

Izraeli pretendon se ka vrarë Shefin e Shtabit të Houthive al-Ghamari në Jemen – rebelët: Tentativa dështoi!

Izraeli pretendon se ka vrarë Shefin e Shtabit të Houthive në Jemen, Mohammed al-Ghamari – rebelët mohojnë: Tentativa dështoi Tel Aviv / Sana’a – Ushtria...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu