Ndërroi jetë profesori Nuhi Vinca

Ka ndërruar jetë profesori dhe poeti Nuhi Vinca nga Veleshta e Strugës. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, aktorja Ilire Vinca.

“Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore: Të enjten, 11 korrik, në ora 10:00 mbledhja komemorative në Institutin Albanologjik. Varrimi në ora 12:00 në varrezat e Prishtinës (Arbëri). Ngushëllimet i presim në Hotel Grand të premten dhe të shtunën nga ora 09:00 deri ne 17:00”, ka shkruar Vinca. Nuhi Vinca është poet, shkrimtar dhe përkthyes nga Strug.

Ai lindi në vitin 1932 në Veleshtë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen (normalen) në Shkup në vitin 1953, kur e botoi dhe të parën vjershë për të rritur me titullin “Lamtumirë shkollë” në revistën “Zani i rinisë”. Ka kryer fakultetin filozofik. Dhjetë vite me radhë, që prej hapjes së Gjimnazit të Strugës, punoi si profesor në këtë institucion arsimor./tv21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu