Thomas Muller, i dha fund karrierës me kombëtaren e Gjermanisë. Kështu raporton gazeta e njohur Bild. EURO 2024”, ishte ngjarja që Muller e djersiti fanellën e “pancerëve”. Por, 34-vjeçari do të vazhdojë të jetë aktiv në nivel të klubeve.
Ai ka kontratë valide me Bayern Munchenin deri në vitin 2025. Thomas Muller, ishte pjesë tejet e rëndësishme e Gjermanisë. Muller zhvilloi 131 ndeshje, shënoi 45 gola dhe ishte një nga më meritorët kur kombëtarja e tij fitoi Kupën e Botës në vitin 2014.