Ndërmarrja “Bauer”, që Arsovska e gjobiti për ndotje të mjedisit, fitoi tender prej 7.7 milionë eurosh për ndërtimin e kryqëzimit në bulevardin Sllovenia

Qyteti i Shkupit ka lidhur kontratë në vlerë prej 7.7 milionë euro me kompaninë Bauer për ndërtimin e kryqëzimit në bulevardin Sllovenia në pikën ku ai lidhet me rrugën Kaçaniçki, shkruan SDK.

Kjo është faza e dytë e projektit për ndërtimin e kryqëzimit dhe bulevardit në shtrirjen nga Momin Potok deri në bulevardin Sllovenia, me qëllim që të përmirësohet trafiku në këtë pjesë të qytetit.

Në tenderin e shpallur nga Bashkia kishte katër oferta. Sipas të dhënave në faqen e Byrosë së Prokurimit Publik, për ndërtimin e kësaj rruge të rëndësishme, përveç “Bauer”-it, oferta kanë paraqitur edhe kompanitë e ndërtimit “Granit”, “Beton” dhe “Zhikol”. Kompania “Bauer” u zgjodh sepse ka paraqitur ofertën më të lirë.

Bëhet fjalë për të njëjtën kompani që kryetarja Danela Arsovska e gjobiti me 88 mijë euro për ndotjen e Shkupit një muaj pas marrjes së detyrës, në dhjetor të vitit 2021. Siç thanë në atë kohë nga zyra e Arsovskës, kompania “Bauer” hidhte mbeturina si nënkontraktor në punët ndërtimore për ndërtimin e stacionit të ujërave të zeza në Novo Lisiçe. Inspektorët e qytetit kapën një kamion të kompanisë duke derdhur mbeturina në tub kur nuk duhet të ketë asgjë në të.

Nga zyra e Arsovskës nuk kanë dhënë përgjigje për atë se a e ka paguar gjobën Bauer, i cili tani merr para nga Qyteti.

Qyteti i Shkupit paratë për këtë projekt i ka marrë nga Qeveria. Bëhet fjalë për pjesën e dytë të projektit për zgjerimin e bulevardit në rrugën Kaçaniçki, që tani quhet rruga Hasan Prishtina, dhe ndërtimin e kryqëzimeve në Momin Potok dhe në bulevardin Sllovenia. Kryqëzimi pranë Momin Potokut filloi të ndërtohet në kohën e ish-kryetarit Petre Shilegov dhe ishte paraparë të përfundonte deri në shkurt të vitit 2024. Por me ardhjen e Arsovskës në detyrë, punët u ndalën dhe nuk ka asnjë lajm nga ndertimi.

Në gusht të vitit të kaluar, më në fund Qyteti pas dy vitesh ndërtimi përfundoi rrethrrotullimin te “Hubo Market”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu