Ndërhyrja e Kurtit në Maqedoninë e Veriut, Hyseni: Kudo ku shkel dëmton interesat e shqiptarëve

“Çdo ndërhyrje nga jashtë krijon përçarje tek shqiptarët”, kështu u shpreh analisti Blerim Hyseni gjatë një interviste në emision “Ballkan Update” në ABC News, ndërsa foli për ndërhyrjet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet në RMV. Analisti Hyseni shtoi se shqiptarëve nuk u duhet përçarja, dhe se kryeministri Kurti me ndërhyrjet e tij i ka bërë shumë dëm.

“Çdo ndërhyrje nga jashtë krijon përçarje. Çdo lidhje me parti të ndryshme politike prodhon pasoja negative kur nuk janë pushtet. Shqiptarëve nuk u duhet përçarja. Sepse duhet të presësh një gjeneratë të tërë të kalojë për të ardhur në një bashkëpunim. Ndërhyrja e Kurtit më shumë i ka bërë dëm se sa mirë Maqedonisë së Veriut. Lëvizja Vetëvendosje le të dalë me platformën e tyre politike. Dhe në Maqedoninë e Veriut, ka projekte që nuk janë në të mirë të shqiptarëve dhe unë kam më shumë besim tek faktori ndërkombëtar që të mos lejojë që situata të përkeqësohet më shumë”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Zemra e Shkupit rrahu kuqezi” – Falënderim nga Ambasadori Meidani për Shvercerat

Shkup, 8 Qershor 2025 – Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

“Brezi pandemik”, BBC: Si Covid-19 ka lënë një gjurmë afatgjatë tek fëmijët

BRITANI- Stresi dhe izolimi i pandemisë ka lënë plagë sociale dhe emocionale që tashmë po shihen tek fëmijët, por shkencëtarët parashikojnë gjithashtu se mund...

Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

Me rritjen e temperaturave në vend, Instituti i Shëndetit publik ka dalë sot me rekomandime, duke bërë thirrje që të respektohen masat e mbrojtjes...

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president në Kolumbi

Senatori konservator Miguel Uribe, kandidat për president në Kolumbi në zgjedhjet e majit 2026, u plagos të shtunën në Bogota gjatë një tubimi elektoral...

VLEN: Bujqësia në rritje falë neve, thirrje publike për subvencionim të traktorëve!

VLEN vazhdon me përkushtim të fuqishëm qëndrimin tonë të palëkundur: Bujqësia dhe bujqit janë themeli i zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë së vendit! Në një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu