Nazif Destani hap kufijtë e Gazës dhe Haitit, ndër të parët që po dërgon ndihmat humanitare të OKB-së!

Kriza në Haiti dhe në Gaza – të largëta në vendndodhje dhe në motive – kanë një lidhëz të përbashkët: atë shqiptare.

Bëhet fjalë pikërisht për kompaninë “Ecolog”, pas së cilës qëndron sipërmarrësi nga Tetova me vendqëndrim në Düsseldorf, Nazif Destani.

Kompania e tij e tij me kontratën e arritur me Kombet e Bashkuara ka qenë drejtuese në dërgimin e dhjetërave kamionëve të parë të ndihmës që hynë në Gaza.

Konkretisht në javët e para të marsit, ku disa kolona me kamionë u futën në Gaza.
Destani rreshtohet krah kuzhinierit të famshëm, José Andrés, grupi i të cilit solli rreth 200 ton ushqim në territorin e rrethuar nga uria, nëpërmjet një rruge tjetër asaj detare.

Ndihma në Gaza ka qenë gati një mision i pamundur me shumë përplasje mes palëve.

Më 13 mars, autoritetet izraelite do të lejonin gjashtë kamionë të Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të arrinin drejtpërdrejt në Rripin verior të Gazës.

Kjo ishte kolona e parë e autorizuar në këtë pjesë të territorit që nga 20 shkurti – ajo transportonte ushqime për 25 mijë persona.

Frika nga zia e bukës në Gaza mbetet në fokusin kryesorë të liderëve botërorë, të cilët bëjnë thirrje duke paralajmëruar se po shkohet në një pikë ku nuk ka kthim pas.

Uria mbetet e pashmangshme në Gazën veriore, ku 70% e popullsisë po e vuan prej saj, sipas një raporti të publikuar nga OKB.

Të gjithë 2.2 milionë njerëzit në Gaza nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë, me gjysmën e popullsisë në prag të urisë.

Teksa në Gaza, dërgimi i ndihmave, është kthyer në gati një mision të pamundur – situata në Haiti edhe pse shumë e rëndë – nuk ka pasur kompleksitetin e Gazës sa i takon ndihmave.

Në Haiti, ndihmat janë futur në fillim të marsit, nëpërmjet marrëveshjeve të rëndësishme perëndimore mes Komisionit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.

Vendi edhe pse ka marrë ndihmën më të madhe humanitare nga Bashkimi Evropian, mbetet i mbërthyer mes një kolapsi shëndetësor dhe krizat e bandave.

Vlerësohet se rreth 1 milionë persona janë ende të përfshirë nga kriza.

Kompania me shpirtin e sipërmarrjes
Aksionet e Destanit tregojnë se si ai e ka themeluar kompaninë me shpirtin e vërtetë të sipërmarrjes.

Ajo është shndërruar në ofruesin global të shërbimeve të integruara mbështetëse inteligjente në mbi 40 vende.

Si pjesë e një projekti të implementuar në Tetovë, kjo kompani i ka ardhur në ndihmë komunitetit shqiptar atje, në shumë raste.

Vetë krijimi i kompanisë tregon shumë për misionin e saj.

Ecolog u themelua në vitin 1999, pasi Destani zbuloi se ushtarëve gjermanë që kryenin një angazhim të NATO-s për misionin e KFOR-it u mungonin shërbimet e duhura të lavanderisë.

“Ne ofrojmë një gamë të plotë, duke përfshirë gjërat thelbësore si uji, ushqimi dhe karburanti. Përveç kësaj, ne ofrojmë magazinimin dhe shpërndarjen, trajtimin e materialeve dhe shërbimet e flotës”, shkruhet në web-in e vetë faqes.

Vetë familja Destani është e famshme mes shqiptarësh.

Por, më shumë sesa për biznesin, njihen për artin. Prandaj, shpesh artistit Blerim Destanit, ja kanë veshur edhe rolin e biznesmenit. Por, s’është kështu.

Në biznes i pari, por në publik vetëm “vëllai i Blerimit”.

Gjithsesi, Nazifi s’e nisi gjithçka nga hiçi. Tani krenohet shumë me babanë Lazimin, që vepron qysh nga para lufta në Kosovë dhe Maqedoni.

Përveç kësaj Lazimi njihet edhe për kontributin e dhënë për shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Si biznes primar dikur, kishte agjencitë turistike.

Sot, shtrirja është tejet e madhe, mbase edhe përtej vizionit të Lazimit dikur.
Albanian Post

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu