Nasim Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales

Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj burgim javën e kaluar, ka ndarë detaje nga Padia që do të ushtrojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg.

Padia, thotë Toby Cadman, ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të Haradinajt gjatë procesit gjyqësor por edhe në burg, gjithnjë siç pretendohet nga ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së.

“Si fillim, vetëm për të treguar se ne kemi dorëzuar poashtu ankesë për mbajtje arbitrare tek Kombet e Bashkuara disa kohë më parë. Ka qenë gjithnjë kërkesë e Z. Haradinaj që ne të kërkojmë kompensim edhe nga GjEDNj edhe nga Grupi Punues i Kombeve të Bashkuara për mbajtjen arbitrare”.

“Siç dihet, këto dy mekanizma funksionojnë ndaras dhe nën juridiksione të ndryshme dhe patjetër, duke ditur që Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, nuk mund të ngrisim asnjë çështje kundër Kosovës në Gjykatën e Strasburgut pavarësisht se Kosova cilësohet si palë përgjegjëse nga Grupi Punues i OKB-së ku e kemi dorëzuar parashtresën më parë”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Pasi dënimi i Nasim Haradinajt ka përfunduar dhe të gjitha vendimeve u ka ardhur fundi, pra janë kryer, Cadman thotë se kjo u ka hapur rrugë që ta ndjekin këtë rast në një rrugë tjetër, “gjithnjë bazuar në qëndrimin e Haradinajt se gjykimi ndaj tij nuk është zhvilluar drejt bazuar edhe në standardet e Kosovës edhe ato ndërkombëtare, për t’u kompensuar në të gjitha format e mundshme”.

Në pyetjen se a ka besim se Gjykata e Strasburgut do ta pranojë padinë që e ushtron Haradinaj ndaj Gjykatës së Kosovës, meqë Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, Cadman shprehet tejet optimist për faktin se nuk do të paditet shteti i Kosovës, por vendet anëtare të BE-së që kontribuojnë financiarisht për funksionimin e Gjykatës Speciale.

“Natyrisht që Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë institucione të Republikës së Kosovës, por ne e dimë se element i ndërkombëtarizimit të kësaj Gjykate ose një formë hibride se si funksionon ajo është fakti se është krijuar mbi bazën e një marrëveshje ndërkombëtare dhe ka një numër shtetesh, shtete të Evropës, që e financojnë atë. Dhe kur e ngrit ndonjë çështje në GjEDNj nuk mund të jetë kundër një individi apo organizate por vetëm kundër shtetit që është anëtar i KiE dhe GjEDNj. Andaj edhe këtë padi e kemi dorëzuar kundër vendeve që janë financuese të Gjykatës”, tha avokati i Haradinajt.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Oligarku Mendi Qyra blen 💰 gazetarët, portalet, funksionarët – por a mund të blejë 💰 edhe votën e struganëve!?

Vetëm pak ditë para finales së zgjedhjeve lokale, kandidati i VMRO’së, oligarku Mendi Qyra, po e luan kartën e fundit: paranë. Me portofolin hapur...

Zejdi: AKI mbështet kandidatin e VLEN-it në Bërvenicë

Kryetari i Lëvizja Populli, Skender Rexhepi Zejdi në emisonin Debat 21 ka deklaruar se AKI-ja do të mbështesë kandidatin e VLEN-it në Bërvenicë. “Unë them...

Populli po merr fatin në duart e veta për Strugën, Kërçovën, Bërvenicën dhe Dollnenin – larg partive politike.

Në komunat Çashkë, Bërvenicë, Dollnen dhe tani edhe në Kërçovë e Strugë, qytetarët kanë filluar të organizohen vetë, duke mos pasur më besim tek...

Shefki Sadiku: Fluks i madh për biletat- Kërçova po na thërret!

Njëri nga mërgimtarët në Zvicër, Shefki Sadiku, tregon se interesimi për t’u kthyer në Kërçovë është i jashtëzakonshëm. Aeroplanët vetëm sa po shtohen, zemrat rrahin...

Ukrainasit godasin depon e naftës ruse në Luhansk

Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës kanë pretenduar një goditje të suksesshme në objektet e naftës në rajonin e Luhanskut të pushtuar nga Rusia. Në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu