Furkan Saliu ka reaguar me tone të ashpra ndaj funksionarëve shtetërorë, duke i akuzuar për ngecje të përgjithshme në proceset e integrimit, marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin ekonomik. Sipas tij, pavarësisht performancës së dobët, disa prej tyre kalojnë kohën në rrjete sociale duke komentuar për “reforma në opozitë”.
Në reagimin e tij, Saliu i cilëson disa funksionarë si “të paaftë nga natyra”, duke shtuar se këta persona kërkojnë dorëheqjen e një politikani që, siç thotë ai, ka fituar zgjedhje për dy dekada me radhë. Ai thekson se Çairi dhe Tetova kanë kontribuar në rritjen e vetëbesimit të tepruar të disa figurave politike.
Në fund, Saliu përdor një shprehje popullore, duke thënë se “nema më e keqe për gjakovarët është t’u rritet mendja”, për të ilustruar sipas tij sjelljen e disa politikanëve aktualë.
