Sefer Selimi kundërshton Kurtin: “Dallimet etike? Çfarë etike, jeni rrëshqitur drejt Botës Serbe”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot përgëzoi koalicionin VLEN për rezultatet në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, duke e quajtur qeverisjen e tyre “një dallim etik” nga qeveritë e kaluara. Por reagimi nuk vonoi. Aktivisti politik dhe analisti Sefer Selimi i është përgjigjur ashpër, duke listuar një sërë zhvillimesh që, sipas tij, e rrëzojnë komplet narrativën e Kryeministrit.

Selimi përmendi hyrjen e AltaBank të David Macura-s në tregun financiar, depërtimin e kompanive serbe si Mtel dhe marrëveshjet e shumta energjetike me Serbinë. Ai akuzoi qeverinë për festime me protokoll shtetëror të ditëve të pushtimit serb, përpjekje për të relativizuar gjuhën shqipe në institucionet shtetërore, pabarazi etnike në punësimet publike dhe konstatimet e institucioneve ndërkombëtare për rrëshqitjen e Maqedonisë së Veriut drejt konceptit të “Botës Serbe”.

“Po, ka dallim etik, ndërkaq për punën e korrupsionit po ju lëmë të silleni si Liza në botën e çudirave”, shkroi Selimi, duke mbyllur reagimin me ironi të fortë ndaj deklaratave të Kurtit.

Replika e tij ka ndezur debat në rrjetet sociale, ndërsa asnjë reagim i ri zyrtar nga VLEN apo zyrtarë të Maqedonisë së Veriut nuk është dhënë deri tani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

Osmani publikon foto me Trumpin: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në Facebookun e saj një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump. Kjo fotografi është realizuar gjatë procesit të...

Trump ia shtrëngon duart Osmani pasi e nënshkruan rezolutën inauguruese të Bordit të Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump e nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën. Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu