Mirena e Syla: VV po shet patriotizëm në Maqedoni duke e sulmu Bujar Osmanin, kjo o marre!

Në emisionin Pressing më Leonard Kerqukin në Televizionin Klan Macedonia, panelistët diskutuan mbi pritshmëritë e shqiptarëve pas zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit. Analsiti Ilir Mirena tha se Vetëvendosje po shet patriotizëm në Maqedoninë e Veriut duke e sulmuar kandidatin presidencial të Frontit Europian Bujar Osmanin, e duke sjell politikanët e atij subjekti për të bërë fushatë në Maqedoni.

“Vetëvendosje po tenton me shit patriotizëm e me mbledh vota këtu, duke e sulmu z.Bujar Osmanin. Ministri Osmani nuk ka fol në emër të Kosovës por në emër të OSBE-së sepse ai ka udhëheq një vit me atë pozitë. Zana po i pëemend dekoratat që ka dhënë presidenti Hashim Thaçi për anëtarët e BDI-së, mirëpo janë dhënë për aktivitet e mirënjohje për luftë. Ma thuaj ti, cila parti politike e Kosovës i ka pru eksponentët e saj kryesor me i shetit rrugëve të Shkupit e të Kumanovës në Maqedoni në kohë fushate? Dekoratat qe jepte Thaçi ishin për kontribut në kohë lufte, ndaj dallon ajo…”, tha Mirena.

Analisti Valon Syla tha se është turp që Vetëvendosje po ndikon në zgjedhjet në Maqedoni duke krijuar imazhin që Kosova po ndikon drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor.

“Kemi një kryeministër shqiptar, që një kryeministër poashtu shqiptar nga Kosova, po iu ndërhyn në këto zgjedhje shqiptarëve këtu. Albin Kurti është kryeministër, Liburi apo Konjufca apo Albulena janë këndej për fushatë. Pra kjo o marre”, deklaroi Syla. /TvKlan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu