Minatorët në Trepçë bëjnë iftar 800 metra nën tokë

Minatori kosovar Emin Hasani ndihet më afër Zotit kur e prish agjërimin e Ramazanit 800 metra nën tokë.

Pas një ndërrimi të gjatë dhe të zagushitur në minierën e Trepçës në Stantërg në Kosovën veriore, Hasani kontrollon orën për të ditur se kur po perëndon dielli në sipërfaqe dhe nëse ka ardhur koha për të ngrënë, raporton “Reuters”.

I ulur rreth një tavoline të vogël në një zyrë të improvizuar në minierë, ai dhe katër kolegë nxjerrin hurma, kos, turshi dhe djathë që i konsumojnë me çaj të zi me sheqer.

Burrat qeshin dhe bisedojnë me njëri-tjetrin ndërsa ndajnë vaktin e Iftarit, të ngrënë pas një dite agjërimi midis lindjes së diellit dhe perëndimit të diellit gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

“Unë jam gjithmonë i lidhur me Allahun, në kohë si tani ku jemi 800 metra nën tokë”, tha Hasani para se të thoshte lutjet e tij. “Sa më thellë të shkoj, aq më afër ndihem me Allahun”.

Kosova është një vend me shumicë myslimane dhe qindra minatorë në minierën shtetërore të plumbit, zinkut dhe argjendit po kremtojnë Ramazanin, ndonjëherë duke duruar temperaturat afër 40 gradë Celsius dhe lagështinë ekstreme.

“Agjërimi nuk është problem për ne por mungesa e ajrit të pastër, pajisjeve moderne, veshjeve dhe këpucëve janë problem i madh”, tha shefi i ndërrimit, Fehmi Hajredini.

Trepça punësonte më shumë se 22,000 punëtorë në vitet 1970 dhe 80 dhe përbënte dy të tretat e bruto produktit të brendshëm të Kosovës (BPB). Tani ajo punëson vetëm 3,000 në miniera dhe objekte të tjera.

Çmimet e ulëta të mineraleve dhe pakësimi i prodhimit do të thotë se kompania nuk mund të mbulojë kostot operative dhe po kërkon subvencione nga qeveria.

Në qytetin e Mitrovicës, pak më larg nga miniera, Bashkim Kurti, CEO i Trepçës, tha se ishte në bisedime me qeverinë për një kredi prej 20 milionë euro për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e prodhimit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu