Microsoft thotë se hakimi i sistemeve të tij u sponsorua prej Qeverisë ruse

Hakerë të lidhur me Qeverinë ruse kanë fituar qasje në emailet e disa zyrtarëve të lartë të Microsoftit, ka thënë ky gjigant amerikan të premten.

Sulmi ka nisur në fund të nëntorit dhe është zbuluar më 12 janar, ka thënë kompania softuerike, përmes një deklarate.

Hakerët kanë shkarkuar disa dokumente që kanë qenë nëpër emaile, mirëpo kompania nuk ka treguar se kush është prekur prej këtij veprimi, duke përmendur vetëm “një përqindje të vogël të punëtorëve”.

Deri më 30 qershor, Microsofi ka pasur rreth 221.000 punëtorë.

“Microsofti e ka identifikuar kërcëninim si Midnight Blizzard, aktor i sponsoruar prej shtetit rus, që njihet edhe si Nobelium”, ka thënë kompania amerikane.

Microsoft ka thënë se fillimisht hakerët e kanë shënjestruar informacionin që është lidhur me grupin e tyre, dhe më pas e kanë shtrirë operacionin.

lajmet e fundit

Vjaza e Shyhretes, Engjellusha i jep fund beqarisë

Familja Salihu sonte kanë festë. Kjo sepse Engji po i jep fund beqarisë. Në media po flitet se ajo po fejohet me Mërgim Riza i cili...

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Ish-ministrja dhe deputetja e Parlamentit të Finlandës, Tytti Tuppurainen, e cila është edhe kryetare e Grupit të Miqësisë Kosovë-Finlandë, ka kritikuar Bashkimin Evropian për...

Ramush Haradinaj: Dështimi në KiE i faturohet Albin Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për votim në Këshillin e Ministrave, është dështimi...

“Njerëzit lëviznin” – Rama tregon rastin se përse nuk u ngrit për ta përshëndetur Kurtin

Në disa pamje të dala nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Kotorr të Malit të Zi, u përhapën pretendime se kryeministri Albin Kurti na...

Nëse Mickoski e fton ASh-në në Qeveri? Sela: Negociata mund të ketë me Frontin Europian dhe jo me ASh

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një intervistë për “Slloboden Peçat”, ka folur për procesin e formimit të Qeverisë. Ka deklaruar se...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu