Mickoski: Qeveria do të formohet para afatiti ligjor prej 20 ditëve

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, konfirmoi se negociatat me koalicionin VLEN dhe Lëvizjen ZNAM janë drejt fundit, ndërkaq të enjten presidentja Gordana Siljanovska Davkova do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë së re.

“Mund të them se bisedimet janë nga fundi, në masë të caktuar vetëm se janë mbaruar, në pjesën e resorëve qeveritarë. Bisedimet kanë mbaruar edhe në pjesën e eshalonit të tretë. Sot duhet të njëjtat duhet edhe një herë të konfirmohen. Pres që nesër presidentja Siljanovska t’ia japë mandatin, shumicë së deklaruar qartë, i cili qartë u deklarua gjatë zgjedhjes së Gashit për kryetar të Kuvendit”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Mickoski tha se së shpejti në Kuvend do ta dorëzojë programin dhe përbërjen qeveritare. Ai tha se për shkak të festave fetare këtë muaj, por edhe ditëlindjes së partisë, po mendohet se kur do të jetë gati qeveria, por gjithsesi, ai tha se qeveria do të formohet para përfundimit të afatit ligjor prej 20 ditëve.

“Kemi disa punë të cilat duhet t’i nivelizojmë disa çështje, por gjithsesi pres që qeveria e ardhshme të votohet para periudhës përfundimtare, i cili është i definuar në pajtueshmëri me ligjin”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Sipas marrëveshjes mes partive, qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, pritet që të ketë 23 ministri, përfshirë edhe ato pa resor, të përfaqësuara nga zëvendëskryeministrat.

Prej tyre, 15 do t’i udhëheqë VMRO-ja, 6 VLEN-i dhe 2 ZNAM. VLEN në ekzekutiv, gjithashtu do të përfaqësohet me 7 zëvendësministra, 5 sekretarë shtetërorë dhe rreth 400 drejtorë dhe udhëheqës institucionesh. / Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu