Mickosi për rastin me Vjosa Osmanin: Na vjen keq për ngjarjen, herën tjetër do ta pres personalisht në Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit Mickoski-Kurti, është zhvilluar konferenca e përbashkët për shtyp ku Mickoski ka thënë se Kosovën do të forcohen lidhjet ekonomike, bilaterale dhe do të punohet ngushtë për të ndërtuar rrugë të reja, duke marrë si shembull rrugën Shkup-Bllacë dhe Tetovë-Prizren, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mickoski ka thënë “Si qeveri e re e kemi qëllim që të ndërtojmë marrëdhënie të shëndosha të dyanshme. Kemi rënë dakord që të rrisim komunikimin por edhe tregtinë e përbashkët. Kemi biseduar për rrugën Bllacë-Shkup, por edhe për lidhjen e Tetovës me Prizrenin” tha mes tjerash Mickoski.

Mickoski gjithashtu ka komentuar edhe ngjarjet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se udhëtimet komerciale janë të njejta edhe për atë si kryeministër por edhe për zyrtarët tjerë shtetëror të vendit dhe shtetet tjera. “Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herave tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dal në aeroport ta pres miqësisht” shtoi Mickoski. Ai ka shtuar se sjelljen e sigurimit në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, Maqedonia do ta zgjidh me institucione vendore.

Mickoski dhe Kurti mes tjerash kanë thënë se rastet që janë temë e ekstradimeve do të trajtohen nga ministritë e drejtësisë në Kosovë dhe në Maqedoni, duke folur këtu për fletarrestet e lëshuar nga Serbia për qytetarë të Kosovës, por edhe për kërkesën e ekstradimit të Maqedonisë për Kosovën për dy qytetarë të RMV për rastin Monstra.

Përndryshe, delegacioni kosovar është i përbërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu