Messi u bë lojtari më i trofeshëm në histori të futbollit

Messi u bë lojtari më i trofeshëm në histori të futbollit

Lionel Messi e pati një gëzim të dyfishtë mbrëmë.

Ylli i Inter Miamit e fitoi trofeun e Copa Americas, të dytin me radhë me Kombëtaren e Argjentinës.

E në ndërkohë, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Inter Miamit e bëri një tjetër arritje historike pas finales së luajtur në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fakt, 37 vjeçari u bë lojtari më i trofeshëm në histori të futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

Kampioni i botës arriti në kuotën e 45 trofeve me klube dhe me Kombëtare duke e kaluar rekordin që e mbante paraprakisht ish-bashkëlojtari i tij tek Barça, Dani Alves.

Argjentina e mposhti Kolumbinë pas vazhdimeve 1:0 dhe kjo ia mundësoi Messit që ta thyejë rekordin e trofeve, ndërsa ai u detyrua ta linte fushën në pjesën e dytë pas një lëndimi që e pësoi, teksa u pa me lot në sy.

Sidoqoftë, fundi kishte rëndësi për atë që po konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori pasi e fitoi trofeun e Copa Americas dhe kështu e shijoi trofeun e 45-të në karrierë.

Krahas Botërorit, dy Copa America dhe Finalissima, Messi e kishte fituar katër herë Ligën e Kampioëve dhe 10 herë titullin në La Liga me Barcelonën.

Në aspektin individual, ai e ka fituar tetë herë Topin e Artë dhe gjashtë herë Këpucën e Artë.

Messi i ka regjistruar 1,212 gola dhe asistime në 1,068 ndeshje, më saktësisht 838 gola dhe 374 asistime.

Prej 45 trofeve të fituar, Messi 39 prej tyre i ka shijuar në nivelin e klubeve.

Që nga mosha 17 vjeçare, kur nisi të fitonte trofe, argjentinasi nuk është ndalur.

E ka fituar titullin e kampionit shtetëror 12 herë (10 me Barcelonën e 2 me Paris Saint-Germainin), katër herë Ligën e Kampionëve (me Barcelonën), dhe i ka fituar 17 trofe vendorë (15 me Barcelonën dhe nga një me PSG-në e me Inter Miamin).

Gjithashtu, e ka fituar tri herë Superkupën e Evropës dhe tri herë Botërorin e Klubeve.

Me Argjentinën, fitoret e Messit i përfshijnë Botërorin U-17 në vitin 2005, Lojërat Olimpike 2008, Copa America 2021, Finalissima 2022 dhe më e madhja dhe më e paharrueshmja, Kupa e Botës 2022./Katror.info

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lirim Memetaj: Më ka rënë në dorë telefoni i një zyrtari të lartë të Vetëvendosjes… Allahu na ruajt

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka ngritur sot dyshime për zhvillime të reja skandaloze brenda Lëvizjes Vetëvendosje, pas një deklarate enigmatike të publikuar në...

Afrim Gashi mungon në protestën “Unë jam UÇK”, pavarësisht paralajmërimit se do të marrë pjesë

Pavarësisht paralajmërimeve dhe pritshmërive se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të merrte pjesë në protestën për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së dhe për...

Angelov me provokim para protestës: UÇK-ja të trajtohet si organizatë kriminale dhe të dënohet për krimet, protesta nuk do ta lëkundë Gjykatën në Hagë

Pak orë para fillimit të protestës në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Stojançe Angelov, ish-pjesëtar i njësive speciale maqedonase gjatë konfliktit të...

Protesta që bashkon! Limaj, Gucati, Ahmeti dhe vëllai i ish-presidentit Thaçi në Shkup

Një protestë madhështore u mbajt sot në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale. Qindra qytetarë nga të...

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu