Mehmetaj: Taravari as që din e as që don me u bo president! U pa që nuk ka njohuri…

Në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Tv Klan Macedonia, analistët diskutuan mbi debatin e parë presidencial ndërmjet dy kandidatëve shqiptar në këtë garë, Bujar Osmanin nga BDI dhe Arben Taravarin nga Opozita Shqiptare. Analisti Naser Selmani tha se debate mes dy garuesve ishte qytetar dhe i qetë, por sipas tij duhet të bisedoj më tepër për programet presidenciale që o ofrojnë.

“Ishte debat pa ofendime, megjithatë jo shumë substancial. Taravari ishte më i mirë sipas meje, ndërsa Osmani ishte me zyrtar. Taravari kishte disa koncepte të mira që ja vlenin për tu diskutuar, mirëpo tek Bujari pash një sjellje zyrtare”, tha Selmani. Sipas analistit Lirim Mehmetaj, Osmani ishte shumë profesional dhe i përgaditur për garën presidenciale, teksa Taravari nuk ka pasur njohuri për temat që i ka diskutuar.

“Në debat u pa se VLEN-i nuk e len mo Taravarin me dal në debate. Taravari as din çka o presidenti e as nuk don të bëhet president, u pa që nuk ka njohuri. Sipas deklaratave të tij të më hershme, u pa që ai ndoshta edhe vet s’ka dasht me u bo pjesë e kësaj gare. Bujari flet për tre shtylla, përmendi se kur i mbyll kapitujt e kur vendi bëhet pjesë e BE-së, ndërsa Taravari duke e dëgju Osmanin, e pa edhe vetë që nuk janë në të njejtin moment e as nuk e dinte çka kërkontë aty. Bujar Osmani ishte edhe më i qetë, edhe më profesional edhe më orator. Taravari ka edhe probleme me njohjen e kushtetutës së Maqedonisë se Veriut, sepse e quajti edhe kryeministrin teknik, duke e ditë që kushtetuta e Maqedonisë nuk e ka një terminologji të tillë”, tha Mehmetaj. /TvKlan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Filipçe shkon në takim në ambasadën shqiptare në Shkup

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka pritur në një takim kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe. “Një kafe në Ambasadë me kryetarin...

Voton Lumiri: Sot me votë përcaktoni fatin e Republikës tonë!

Votën e ka hedhur edhe kryetari i LDK-së dhe njëherë kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku. Pasi kreu obligimin e tij qytetar, Abdixhiku foli edhe për...

Revista amerikane Politico: Kurti një populist që e ka izoluar Kosovën

Pas gati një viti paralize politike, Kosova i rikthehet kutive të votimit të dielën, në një proces që mund të përcaktojë nëse vendi do...

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu