Kapja e institucioneve publike në Kosovë po arrin përmasa shqetësuese. KOSTT, institucioni kryesor i sistemit energjetik në vend, është vënë thuajse tërësisht nën kontrollin e Qeverisë dhe funksionarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Pozitat kyçe – nga menaxhmenti deri te bordet – janë të mbushura me njerëz të afërt me partinë në pushtet, çka përbën një rast të rëndë të politizimit dhe mungesës së transparencës në sektorin publik.
Ky zhvillim është cilësuar si një ndër skandalet më të mëdha të kapjes së shtetit në sektorin e energjisë.
👉 E gjithë hulumtimi është publikuar në emisionin Debat Plus – ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje.