Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska, së bashku me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut do të vizitojnë Kosovën më 11 mars.
Gjatë kësaj vizite, Rutte do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani. Me këtë të fundit do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga NATO.
Shefi i NATO-s do të takohet edhe me udhëheqësit e misionit paqeruajtës të aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR, si dhe me ata të Misionit për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX) dhe përfaqësues të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK).