Maqedonia e Veriut thyen rekord, me më së shumti ministri, 20 gjithsej – Sllovenia ka 16, Kroacia 11 dhe Shqipëria 16 ministri

Hapi i parë i qeverisë së ardhshme që ende nuk është e reformuar, është me ligjin për riorganizimin e drejtorive shtetërore duke e rritur numrin e ministrive nga 16 në 20. Ky hap nuk është në pajtueshmëri me angazhimet e presidentes Gordana Siljanovska Davkova e cila paraprakisht pohonte se do të angazhohet për uljen e numrit të ministrive. Si do të veprojë tani Siljanovska kur do të duhet ta nënshkruajë dekretin për këtë ligj që e propozoi mandatari Hristijan Mickoski. Dërguam pyetje deri te Kabineti i Siljanovskës prej ku na u përgjigjën se presidentja ka për obligim që ta nënshkruajë ligjin.

“Ligji për riorganizimin dhe punën e organeve të drejtorisë shtetërore është ligj sistematik, përkatësisht sillet me shumicën e dy të tretave, dhe sipas nenit 75 nga Kushtetuta, presidenti nuk ka të drejtë që të vendosë veto për këtë ligj, përkatësisht ka për obligim që ta nënshkruajë dekretin”, thonë nga Kabineti i preidentes Siljanovska Davkova.

Edhe kryetari i LSDM-së në largim dhe deputet aktual, Dimitar Kovaçevski mbrëmjen kur u miratua ligji për riorganizimin e drejtorisë shtetërore, e kritikoi rritjen e numrit të ministrive, duke thënë se kjo do të sjellë implikime shtesë ndaj buxhetit.

“Premtimi parazgjedhor i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit ishte se do të ulet numri i ministrive ndërsa tani kemi propozim për rritjen e numrit të tyre. Me krijimin e 4 ministrive të reja, komplikohet mënyra e financimit të tyre, e bën më pak precize dhe e bazon në vlerësime të gabuara”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Me këtë numër të ministrive Maqedonia mbetet shtet me më shumë ministri në rajon. Më pak se ne kanë shumë shtete në rajon. Sllovenia që është shtet shumë më i zhvilluar se ne ka 16, Kroacia ka 11 ministri dhe Shqipëria ka 16 ministri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shfuqizimi i ligjit për gjuhët e pakicave, si fuqizim i linjës nacionaliste të komitëve!

(Nga:Medai Shaholli) Paralajmërimi i premierit Micko tre muaj më parë kur tha se do të kemi shfuqizimin e ligjit për gjuhët pasi nuk është i...

QOKU I BIE PISHMAN! Dje inkurajoi abrogimin e shqipes, sot shprehet kundër Gjykatën Kushtetuese

Kur dje kërkonte abrogimin e gjuhës shqipe, sot deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku ka ndryshuar qëndrim. Ligji për gjuhët është zgjidhje e gjymtuar, e shpërfytyruar...

Asad arrin në Moskë, përfiton azil politik në Rusi

Presidenti sirian Bashar al-Assad, së bashku me anëtarët e familjes së tij, ndodhen në Moskë, pasi morën azil nga Rusia, raportoi agjencia ruse e...

Tr*gjedi në Negotinë: Tre persona të vd*kur u gjetën në një objekt fetar, mes tyre edhe një 14-vjeçar

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka njoftua se në fshatin Crveni Bregovi në Negotinë, një një shtëpi të vogël që përdorej si objekt fetar,...

Mickoski për arrestime?

“Kjo është një grup I izoluar I ish-funksionarëve të lartë të qeverisë, për të cilët ekzistojnë dyshime për krime të bëra, të cilët së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu