Maqedonia e Veriut reagon ndaj rezultateve të Regjistrimit në Shqipëri: Shqetësuese, nuk pasqyrojnë numrin real të maqedonasve në Shqipëri

Ministria e Punës dhe Tregtisë së Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka reaguar ndaj rezultateve për Regjistrimin e popullsisë në Shqipëri. Thonë se i “notojnë me shqetësim serioz”.

“Parregullsitë teknike në mënyrën e realizimit të të njëjtit, në të cilat vazhdimisht alarmuan shoqatat maqedonase në Republikën e Shqipërisë në prag të Regjistrimit, por edhe gjatë realizimit të tij rezultuan me publikimin e të dhëna preliminare, të cilat për fat të keq nuk e pasqyrojnë në mënyrë adekuate numrin real të maqedonasve në vend”, thuhet mes tjerash në reagim. Nga MPTJ-ja reagon edhe ndaj përdorimit të termit “verior-maqedonasit”.

“Në mënyrë shtesë, Ministria shpreh pakënaqësi dhe reagon ashpër ndaj përdorimit të termit “verior – maqedonasit” dhe përdorimi i emrit të shtetit si emër i shoqërisë etnike.
Ministria do të thërrasë ambasadorin Danço Markovsk për konsultime urgjente në drejtim të përkufizimit të mangësive dhe parregullsive në këtë proces, shqyrtimin e mundësive për korrigjim adekuat të lëshimeve të bëra dhe gjetjen e mënyrave më adekuate për veprim të përbashkët dhe avancimin e raporteve bilaterale me Republikën e Shqipërisë”, thanë mes tjerash nga MPTJ-ja.

Premtojnë se do të ndërmarrin hapa konkret për t’i kushtuar vëmendje më të madhe zhvillimit të maqedonasve në Shqipëri, pasi siç thonë, “u lanë anësh nga garnitura politike paraprake” në Maqedoninë e Veriut.

“Të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve fqinje duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut e kuptimit të ndërsjellë dhe respektimit të rregullave, parimeve dhe vlerave të përparimit të drejtë ndërkombëtar”, përfundojnë nga MPTJ-ja e Maqedonisë së Veriut./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu