Maqedonasit në Serbi i shkruajnë Siljanovskës – Shfuqizoni vendimin e Bujar Osmanit për Srebrenicën!

Kryetari i partisë “Maqedonasit në Serbi”, Goran Ilijevski, i ka dërguar letër Presidentes së re, Gordana Siljanovska Davkova, sic thuhet, të distancohet nga “veprimi i pamatur” i Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani dhe ta shfuqizojë vendimin për shpalljen e gjenocidit në Srebrenicë.

Para votimit të Rezolutës më 2 Maj,sic njofton KlanM, Ministri Osmani deklaroi se Maqedonia e Veriut është bashkësponsore e Rezolutës në OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë. Lideri i “Maqedonasve në Serbi”, Ilijevski, siç përcjell KlanM, në letër potencon se vendimi i Osmanit është “privat” dhe se është miratuar jashtë institucioneve të Maqedonisë.

“Kjo dëmton raportet Maqedoni – Serbi dhe komunitetin maqedonas në Srbi, që është pjesë përbërëse e popullit serb. Kërkojmë përgjigje urgjente para seancës së OKB-së dhe instruksione të reja për Ambasadorin tonë në OKB” – shkruan Ilijevski.

Shefi i Misionit të B e H në OKB, Zlatko Llagumxhija, siç njofton KlanM, më 2 maj konfirmoi se është dakorduar propozimi përfundimtar I Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë. Teksti i dakorduar i Rezolutës për Srebrenicësn shpall 11 Korrikun – Si Ditë Botërore për përkujtimin dhe komemoracionin e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995, që do të shënohet për çdo vit./tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu