Lloga-VMRO-së: Hajdeni drejtoni grupin e punës për ligjin për prokurori

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së që të drejtor grupin e punës për ligjin për prokurori.

“Ministria e Drejtësisë me qëllim të sigurimit të gjithëpërfshirjes në procedurën e hartimit të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, i cili rezultoi nga takimi koordinues i mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë më 15.11.2023, në të cilin ishin hapur dhe diskutuar disa aspekte, të cilat janë të rregulluara me Ligjin për Prokurorinë Publike, për të cilat nga përfaqësuesit e prokurorive publike u theksua se ka nevojë për përmirësimin e tyre përmes miratimit të zgjidhjeve ligjore, më 17.11.2023, korrespondencë me shkrim i është dorëzuar kryetarit të partisë politike VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe koordinatorit të partisë politike VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski.
Duke ndjekur praktikën e deritanishme të sigurimit të përfshirjes së partisë politike VMRO-DPMNE, në të gjitha procedurat për miratimin e ligjeve që janë në juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë, gjithashtu duke paraqitur me shkresë versionet e punës të ligjeve që janë në proces përgatitjeje, informoi për rezultatet e takimit të mbajtur, duke pasur parasysh se koordinatori i partisë politike VMRO-DPMNE nuk mori pjesë në takim përkundër ftesës.
Po ashtu, me letrën e dorëzuar partisë politike VMRO DPMNE i është dhënë mundësia që të japë kontributin e vet duke udhëhequr punën e grupit punues të ngarkuar për hartimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në ligjin për prokurorinë publike duke propozuar kryetarin e grupit punues.
Pavarësisht se ende nuk është dorëzuar një përgjigje me shkrim në Ministrinë e Drejtësisë, vërejtje ose sugjerime për versionet e punës të ligjeve nën juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë, të cilat janë dorëzuar dhe pranuar nga partia politike VMRO-DPMNE më 12.07.2023, shprehim besimin se ftesa e dërguar do të pranohet prej tyre dhe në këtë drejtim do të bëhet propozim për kryetar të grupit të punës që do të formohet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”, shkruajti Lloga.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“VV risolli kandidatë me aktakuza”, Arifi paralajmëron rrezikun për zgjedhjet (VIDEO)

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar listat e partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se këtë vit nuk pati ndonjë befasi të...

Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj për Thaçin në Hagë

Ambasadori Christopher Hill, një nga figurat më të njohura të diplomacisë amerikane në Ballkan dhe negociator kyç i çështjes së Kosovës, gjatë një interviste...

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet veriun e Japonisë: shkakton cunami dhe lë 23 të plagosur (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 goditi pjesën veriore të Japonisë të hënën mbrëma, duke plagosur më shumë se 20 persona dhe duke...

Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit, presidenti hungarez: Turqia, garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, janë pajtuar që Turqia të jetë garantues që gazi rus të vazhdojë...

Lirim Memetaj “10-shen” e Vetëvendosjes e quan “bandë”: “Në një shtet normal, po mos të ishte Shqipë Memeti-Selimi, kjo do të ishte një listë...

Lirim Memetaj “10-shen” e Vetëvendosjes e quan “bandë”: “Në një shtet normal, po mos të ishte Shqipë Memeti-Selimi, kjo do të ishte një listë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu