Lloga: Sjellja e Siljanovska – Davkovës ndaj emrit kushtetues është shembull i keq për një burrështetase

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga vlerëson se atë që e bëri presidentja Gordana Siljanovska – Davkova në betimin solemn kur nuk e përdori mbiemrin “E veriut” është shembull i keq për një burrështetase dhe profesoreshë të të drejtës kushtetuese. Lloga pret që hapi i tillë i Siljanovska – Davkova do të korrigjohet.

Sipas Llogës, sjellja e tillë e Siljanovska – Davkovas ndaj Kushtetutës dhe emrit kushtetues, në të ardhmen mund të nxisë edhe individë dhe grupe të tjera të cilët nuk do ta respektojnë emrin kushtetues të shtetit.

“Nga ana tjetër, është shembull i keq sepse nesër për shembull do të kemi betim nga policia, pjesëtarët e Armatës dhe të tjerë, ku secili do të mund të bëjë një betim me dëshirën e tij, dikush do të thonë se po bëjnë një betim në Republikën e Veriut, dikush do të mund të thotë një emër tjetër. Edhe pse thotë se ka firmosur një dokument që ka emrin kushtetues, atëherë cila është logjika e betimit si ceremoni para 120 deputetëve dhe tempullit të demokracisë që nuk e respektoni, sepse është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, thotë Loga në intervistën për “Slloboden peçat”.

Lloga pret që veprimi i tillë i Siljanovska – Davkova do të korrigjohet, por, siç thekson, dëmi është bërë.

“Unë pres që ky hap i keq të korrigjohet, e shohim se ka rikthim të caktuar nga ana e saj, por kjo ndodh pas vetëm dy ditëve pasi ishim sulmuar nga të gjithë aleatët dhe fqinjët tanë dhe ky nuk ishte fillim i mirë i mandatit”, vlerëson Lloga në intervistë.

Mospërdorimi i emrit kushtetues të shtetit nga ana e presidentes së re të shtetit ngriti reagime nga bashkësia ndërkombëtare e cila bëri thirrje për respektim të marrëveshjeve dypalëshe, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë. Nga Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova, dje informuan se ajo do t’i përmbahet aplikimit zyrtar të emrit kushtetues, por se në paraqitjet e saj publike ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni si akt i të drejtës personale për vetëvendosje dhe vetëidentifikim.

“Sipas Kushtetutës, siç është përgatitur nga shërbimet e Kuvendit, betimi solemn është nënshkruar duke përdorur emrin kushtetues. Institucionet e vendit në pesë vitet e fundit pothuajse plotësisht kanë përmbushur obligimet e tyre nga Marrëveshja e Prespës dhe presidentja pret që të gjithë partnerët t’i respektojnë obligim bilaterale dhe multilaterale që kanë ndërmarrë ndaj vendit”, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentes./MIA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu