Lloga: Një vit më parë dëshmuam atë çka mund të arrijmë si popull i unifikuar!

Ky është një moment që thekson rëndësinë e një hapi të madh përpara në historinë e kombit shqiptar, veçanërisht për ata që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Para një viti, historia jonë kolektive u pasurua me një ngjarje të paharrueshme, ku u shënua përfaqësimi i vlerave dhe aspiratave tona në nivelet më të larta të vendimmarrjes, duke i dhënë një dimension të ri progresit dhe unitetit. Talat Xhaferi, si Kryeministri i parë shqiptar i RMV-së, dhe ekipi i tij, u bënë dëshmitarë të mundësive që hapen kur një komb bashkohet për një vizion të përbashkët të zhvillimit dhe barazisë. Ky përvjetor është më shumë se një datë simbolike; është një reflektim i përkushtimit për përmirësimin e jetës së qytetarëve, pa dallim etnie apo kufij gjeografikë.“ – Krenar Lloga postimi i plot:

Sot shënojmë një moment të rëndësishëm, jo vetëm për individët që mbajnë barrën e udhëheqjes, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë, e në veçanti për ata të Maqedonisë së Veriut. Një vit më parë, historia jonë kolektive u pasurua me një hap të madh përpara, duke përfaqësuar vlerat, aspiratat dhe qëndresën tonë në nivelet më të larta të vendimmarrjes – edhe në Maqedoninë e Veriut.
Talat Xhaferi – Kryeministri i parë shqiptar i RMV-së dhe ne, si ministra në kabinetin e tij në këtë vend, jemi dëshmi e asaj çka mund të arrijë një komb kur bashkohet rreth vizionit të përbashkët për progres, barazi dhe unitet. Ky përvjetor nuk është vetëm një ditë simbolike, por një reflektim i gjithëpërfshirjes së shoqërisë sonë multietnike, i bashkëpunimit tonë pa paragjykime dhe i përkushtimit për të përmirësuar jetën e çdo qytetari – pa dallim kufijsh, krahine apo përkatësie.
Le të jetë kjo ngjarje një nxitje për më shumë arritje, për më shumë bashkim dhe për më shumë përfaqësim dinjitoz. Në këtë ditë një vit më parë, nuk humbi askush, por fitoi suksesi i të gjithëve ne – një testament i fuqisë sonë si kombe e si faktor shtetformues, i shpresave tona të përbashkëta dhe i besimit se e ardhmja krijohet nga duart tona. Përpara me krenari, përpara me vizion!
Krenar Lloga

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pse nuk shohim më shumë fotografi të dëmeve në Iran?

Për dekada të tëra, Republika Islamike i ka parë gazetarët e huaj si spiunë të mundshëm. Kushdo që punon për një media të huaj...

🔴 LAJM I FUNDIT: Arrestohet zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare Iraniane, i akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit

22 Qershor 2025 – Burime të brendshme raportojnë se Ali Fadavi, zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), është arrestuar me akuzën e...

Stërvitje të përbashkëta apo aleancë e fshehtë? Dy oficerë marokenë vriten në Izrael

Pse po stërviten marokenët në Izrael? – Dy oficerë të vrarë nga një raketë iraniane në bazën Meron 22 Qershor 2025 – Në një zhvillim...

VLEN zyrtarisht godet Alternativën, i quan hajna

Lëmsh në kanalet zyrtare të kominikimit të koalicionit VLEN. Sot gjatë ditës faqja e partisë Alternativa u riemërua në "Hajnat e Alternativës". Më vonë...

Erdogan sulmon Izraelin: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar me tone të ashpra veprimet e Izraelit në Lindjen e Mesme, gjatë fjalimit të tij në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu