Ligji i ri i gjuetësi u miratua në Kuvend, ja risitë!

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për gjahun dhe gjuetinë. Është një ligj reformues me risi të shumta dhe një zgjidhje ligjore të harmonizuar me rregulloret e Bashkimit Evropian.

“Me miratimin e këtij ligji, hiqet dhënia me koncension e zonave të gjuetisë dhe të aplikohet masa dhënia për përdorim dhe menaxhim për një periudhë prej 20 viteve”, thuhet në ligj. Përparësi për të fituar do të kenë koncesionerët e deritanishëm, por në rend të parë Shoqatat e gjuetarëve.

Ligji i ri për gjahun dhe gjuetinë parasheh kompetenca më të mëdha publike për Federatën e Gjuetisë së Maqedonisë.

Nga pikëpamja e sigurisë, ligji i ri parashikon trajnimin e detyrueshëm përpara dhënies së provimit të gjuetisë, veçanërisht në fushën e sigurisë së gjuetisë. Për më tepër, ligji i ri parashikon një dispozitë me të cilën jelekët me marker fluoreshente (fosforeshentë) bëhen të detyrueshëm gjatë gjuetisë së gjahut.

Risi është edhe fakti që sezoni i gjuetisë së derrit të egër nis më herët, pra parashikohet të fillojë më 1 maj dhe numri i gjuetjeve të lejuara për gjuetar në ditë është i kufizuar për disa lloje të gjahut.

Ligji për gjahun dhe gjuetinë parashikon mundësinë ligjore për krijimin e fermave për prodhimin e mishit të gjahut. Në këtë mënyrë kontribuon në zhvillimin e turizmit të gjuetisë, si dhe mundësinë e prodhimit dhe shitjes së mishit të gjahut, thuhet në njoftimin zyrtar nga Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu