“Lejet për armë”, Toshkovski: 15 punonjës shkarkohen nga puna

Komisioni për revizionin e procedurave për dhënien e lejeve për posedim të armëve ka konstatuar se mbi 5000 lëndë nuk janë përpunuar, ndërsa gjithashtu edhe një numër i madh i lëndëve janë përpunuar në kundërshtim me dispozitat ligjore, me ç’rast Departamenti për Kontroll të brendshëm pas hetimit themelor dorëzoi te Departamenti për Procedura Disiplinore propozim për zbatimin e procedurave disiplinore – shkarkim për rreth 15-të persona të cilët ishin në pozita udhëheqëse në polici nga pushteti paraprak, informoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Toshkovski gjithashtu theksoi se në periudhën e fundit u janë dhënë armë njerëzve të cilët ligjërisht nuk kishin të drejtë të posedojnë armë, ndërsa personave që ushtronin të drejtat e tyre nuk u lejohej ta përfundonin procedurën. Ai paralajmëroi edhe digjitalizimin e këtij lloj shërbimi.

“Sipas udhëzimit të prokurorit publik, për të gjithë ata për të cilët do të konstatohet se ka elemente të kryerjes së veprës penale, në periudhën e ardhshme qoftë nesër apo nga e hëna do të parashtrohet kallëzim përkatës penal… Ata merituan të pushoheshin nga puna, ata morën shkarkimin si pjesë e një procedure disiplinore. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik do të vijojë procedurë përkatëse penale për ata për të cilët ekzistojnë”, tha Toshkovski.

Toshkovski njoftoi gjithashtu se është duke u shqyrtuar një ligj i ri që duhet të rregullojë të gjitha të drejtat për armëmbajtje, i cili do të harmonizohet me të drejtat e qytetarëve të BE-së.
“Duhet të kemi një analizë të thellë, duhet të punojmë me përkushtim në interes të qytetarëve, duhet të gjejmë zgjidhje sistematike”, tha Toshkovski.

I pyetur nëse ka informacione për ndonjë kërcënim për sigurinë e shtetit, Toshkovski theksoi se MPB dhe të gjitha institucionet tjera që merren me çështjet e sigurisë janë të gatshme t’u përgjigjen të gjitha sfidave që mund të paraqiten në të ardhmen.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu