Konfliktet në familjet kosovare shumë herë eskalojnë në kanosje serioze e përleshje, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Sips burimeve të dy baxhanakët e njërës nga familjet e fshatit Hoçë të Qytetit të Prizrenit, pas një mosmarrëveshje mes vete, u përleshën fizikisht.
I dyshuari Egzon Xhahaj e goditi baxhanakun e tij me një mjet të fortë në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore si pasojë e të cilave viktima përfundoi në spital.