Kush është princi i fjetur i Arabisë Saudite: Prej 20 vitesh qëndron në koma, babai nuk pranon t’i shkëpusë aparatet për këtë arsye

Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud ndodhet në koma që nga viti 2005, pas një aksidenti të rëndë komunikacioni në Londër. Babai i tij, princi Khalid bin Talal Al-Saud – nipi i mbretit të parë saudit – është një figurë që ka qenë shpesh në qendër të polemikave, por një gjë është e sigurt: ai nuk pranon të heqë dorë nga jeta e të birit.

Për më shumë se gjysmën e jetës së tij, princi Al-Waleed ka qëndruar në një gjendje të pavetëdijshme, në koma të thellë. A do të zgjohet ndonjëherë? Dhe nëse po, a do të mund të vazhdojë një jetë normale? Këto janë pyetjet që familja e tij i bën çdo ditë, duke mos humbur asnjëherë shpresën, edhe pse kanë kaluar tashmë dy dekada nga aksidenti tragjik në Londër.

“Nëse Zoti do të donte që ai të vdiste, djali im do të kishte vdekur shumë kohë më parë”, ka deklaruar princi Khalid bin Talal. Ai mund të blejë gjithçka që mund të preket me dorë, por nuk ekziston paraja e as mrekullia që mund të ndihmojë kur është më e nevojshme. Mjekët kanë hequr dorë prej kohësh, por familja beson se princi i fjetur mund t’i habisë të gjithë dhe të zgjohet.

Al-Waleed ka ndjekur shkollimin në Londër, sikurse shumë fëmijë të pasur nga vendet arabe. Ai kishte rezultate të larta në akademinë ushtarake që ndiqte. Por, siç ndodh shpesh, ëndrrat dhe jeta mund të ndryshojnë në një sekondë. Sipas mediave britanike, princi ndodhej në veturë me disa miq kur ndodhi aksidenti. Nuk dihet saktësisht se si ndodhi, por vetëm ai pësoi lëndime serioze – një goditje e fortë në kokë që shkaktoi gjakderdhje në tru dhe e futi menjëherë në koma. Shumë shpejt u transferua në një klinikë në Riad, ku qëndron që nga ajo kohë nën përkujdesje të vazhdueshme nga personeli më i mirë mjekësor.

Koma është një gjendje e pavetëdijshme e plotë që shpesh përshkruhet si gjendje mes jetës dhe vdekjes. Aktiviteti i trurit është minimal, dhe personi nuk reagon ndaj asnjë stimulimi të jashtëm.

Megjithatë, pesë vite më parë, ndodhi diçka që ndezi sërish shpresat e familjes: një video e publikuar në rrjetet sociale tregonte princin që lëvizte lehtë gishtat dhe dorën, ndërsa reagonte ndaj fjalëve të nënës së tij, e cila tha: “Shpirti i tij është ende i pranishëm”.

Edhe pse mjekët i kishin sqaruar me shumë respekt prindërit se nuk kishte kuptim të mbahej gjallë në këtë gjendje, princesha Yazi bint Saud dhe bashkëshorti i saj, princi Khalid, nuk kanë pranuar kurrë të shkëpusin aparatet që e mbajnë në jetë.

Princi i fjetur qëndron në një qendër moderne klinike të quajtur “Mbret Abdulaziz”, e emëruar sipas stërgjyshit të tij, themeluesit të Arabisë Saudite moderne. Në botën perëndimore ai njihej si Ibn Saud – mbreti i parë i shtetit që përfshin pjesën më të madhe të Gadishullit Arabik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilall Kasami merr edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të komunës së Tetovës

Sot komisioni komunal zgjedhorë i komunës së Tetovës i ka ndarë edhe zyrtarisht mandatin e dytë kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan...

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

Zhernovski: Të guxosh ta quash dokumentin e KE-së “raport i vogël”, duhet të jesh një “kryeministër i papjekur”

Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një...

Dramë në Shtëpinë e Bardhë: Shefi i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat gjatë një takimi me Trump-in

Drejtori i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat sot në Shtëpinë e Bardhë gjatë fjalimit të Donald Trump për çmimet e barnave për dobësim, çka...

“Pusho e qetë në parajsë”, fjalët e babait të studentes që vdiq tragjikisht në Tetovë

Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur të mërkurën mbrëma në Tetovë ka reaguar me një postim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu