Kush do të financojë stadiumin e Tetovës? Kasami shpreson në ndihmën e Qeverisë

Komuna e Tetovës po e pret lejen për fillimin e punimeve për ndërtimin e stadiumit të qytetit. Kasami thotë se është çështje procedurale dhe për atë datë nuk mund të jep datë, por shprehet optimist se punët do të fillojnë shumë shpejtë.

“Ne jemi duke i përfunduar të gjitha procedurat sa i përket lejes së ndërtimit dhe besojmë edhe këto kur të përfundojë leja, projekti veç më është gati, do të nisin edhe punimet. Por mos japim data të sakta se janë çështje procedurale, mund të kërkohet dhe ndonjë dokument shtesë dhe unë besoj se shumë shpejtë do të kompletohet edhe leje dhe do të nisin punimet”, tha Bilall Kasami, kryetari I Komunës së Tetovës.

Por kush do ta financojë ndërtimin? Kasami në dhjetor të vitit të kaluar tha se nëse bëhet pjesë e pushtetit qendrorë, do të insistojë që për këtë projekt të ndahen mjete edhe nga Qeveria. Garantin qytetarët se do ndanë mjete shtesë për ndërtimin e stadiumit të Tetovës.

“Ne mund të garantojmë tash edhe në aspektin politik se nëse je do të jemi pjesë e pushtetit qendrorë do i garantojmë Tetovës financim shtesë edhe nga Qeveria. Do të financohet ndërtimi i objektit të stadiumit të qytetit që për momentin nuk ka gatishmëri minimale nga Qeveria”, pati deklaruar Kasmi në dhjtor të vitit 2023. E tani që u bë pjesë e Qeverisë në kuadër të koalicionit VLEN, Kasami thotë se do e mbanë premtim, por pret që Ministrisë për sport t’i caktohen kompetencat.

“Qëndrojmë në atë deklaratë që stadiumi pjesërisht do të financohet dhe nga qeveria. Formën dhe mënyrën se si do të shkojë ajo tash më e dini se ka ministri të sportit dhe ende nuk kemi bërë kontaktin e parë me ministrin. Ende nuk dihet fushëveprimi i ministrisë së re, që nga momenti kur do të sistemohet ministria, ministri kushtimisht do të mësoj ingerencat e tij, do të ulemi do të flasim për mundësinë dhe pjesërisht edhe stadiumi i qytetit do të financohet nga mjetet e qeverisë”, tha Kasami.

Ndryshe stadiumi i Tetovës do të kushtojë rreth 10 milionë euro, ndërsa afati i ndërtimit është tre vjet. Punët për prishjen e njërës pjesë të tribunës së stadiumit nisën para tre muajsh. Komuna e Tetovës tenderin e ka hapur përmes Ndërmarrjes për Transport.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu