Kurti: Zgjedhje veç nëse do opozita, ne jemi rehat, Qeveria shumë e mirë

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet e parakoshme mund të mbahen, ‘vetëm nëse dëshiron opozita’.

Sipas tij, në të kundërtën, nuk ka arsye për zgjedhje sepse ‘Qeveria është shumë e mirë’.

“Së pari, unë nuk kam deklaruar ashtu po jam përgjigjur në pyetjen që më ka bërë gazetarja. Po të mos ekzistonte pyetja e gazetarës nuk do të ekzistonte as përgjigja ime.

Pse më ka pyetur gazetarja sepse ka presupozuar dëshirë të opozitës.

Nëse nuk do të kishte dëshirë të opozitës, nuk do të kishte pyetje të gazetares.

Unë kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme, mund ta bëjmë shpërndarjen e Kuvendit.

Nëse opozita është rehat, ne jemi rehat.

Jemi rehat me punën që bëjmë”, tha Kurti në konferencë për media sot, shkruan Nacionale.

Ai vazhdoi të thotë se ‘vetëm nëse do të dëshironte opozita’, kjo do të mund të bëhej.

Mirëpo, nënkupton se kjo mund të bëhet vetëm me anë të shpërbërjes së Kuvendit.

“Vetëm nëse opozita do zgjedhje, jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje, po nuk ka pse të rrëzohet Qeveria.

Qeveria e mbarë dhe e mirë vazhdon.

Por nëse opozita dëshiron që ne të mos i kemi 12 muaj në vitin e fundit, jemi të gatshëm të ulemi e të shkojmë në zgjedhje të reja me shpërndarje të Kuvendit.

Gazetarja më pyeti, zgjedhjet cka me bë tha, a doni me shku në zgjedhje, nëse opozita insiston, na kanë mbetë më pak se 12 muaj, ulemi edhe bisedojmë edhe shkojmë në zgjedhje”, tha Kurti.

Sa i përket kërkesës së opozitës, nesër në ora 11 bëhen fiks tre vjet që e kam marrë detyrën.

Sonte në orën 20:00 bëhen tre vjet që na kanë votuar deputetët.

Ne dëshirojmë të vazhdojmë të qeverisim.

Por, pas 12 muajve mund të jetë situate e një dimri që nuk e dimë çfare është. Shkurti 2021, moti nuk ka qenë edhe i keq, por jo edhe i mirë. Por, nëse dëshirojnë të na dërgojnë në zgjedhje, dorëheqje nuk mund të jap.”, tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

Qyteti japonez që SHBA-ja e bombardoi 12 orë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore

Kur lufta ishte drejt fundit, një qytet i vogël japonez u dogj nga një sulm që shumë njerëz e quajnë të panevojshëm. Kumagaya u...

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh...

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përleshjet pas tërheqjes së forcave siriane nga Suwayda në...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu