Kurti s’e bën hesapë Liburn Aliun: Ne vendosim kënd ta mbështesim në ShBA e BE, e lëre më në Preshevë!

Kryeministri Albin Kurti, duket se fare nuk u shqetësua nga kritikat e ministrit të tij Liburn Aliu, i cili e quajti gabim përfshirjen e Kurtit në zgjedhjet në Luginë.

Kurti, përkundrazi e përforcoi qëndrimin e tij duke thënë se VV vendos se kënd ta mbështes në ShBA e BE e lëre më në Preshevë.

“Vetëvendosje e ka qëndrimin e qartë dhe merr vendimet në organet e veta. E kemi mbështetur edhe Shaip Kamberin, aty kanë qenë dy blloqe, dhe jemi përcaktuar ta mbështesim bllokun e Shaip Kamberit. Unë jam kryeministër i Kosovës, dhe kryetar i VV-së, unë flas publikisht se kush duhet mbështetur edhe në BE e në Amerikë, e lëre më në Ulqin e Preshevë. Por jo vetëm kaq, duhet theksuar se të gjitha partitë në Kosovë e Shqipëri, mbështesin kandidatë të caktuar, unë këtë e bëj hapur, jo vetëm në terren por e bëj publikisht. Është shumë mire.” – u shpreh Kurti. Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu