Kurti: Nëse besojmë në të drejtat e njeriut, duhet t’i flakim paragjykimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e Paradës së Krenarisë në Prishtinë të shtunën, në kuadër të edicionit të tetë të Javës së Krenarisë në Kosovë. Ai tha e kjo paradë e afirmon diversitetin dhe e kundërshton stigmatizimin. Ai tha se të gjithë njerëzit duhet të jenë të barabartë dhe askush nuk duhet të përjashtohet.

Kjo paradë e afirmon diversidetin dhe e kundërshton stigmatizimin. Nëse besojmë në të drejtat e njeriut atëherë duhet ti flakim tutje paragjykimet. Disa njerëz janë më ndryshe, disa njerëz janë shumë më ndryshe por që të gjithë jemi njerëz dhe duhet të jemi të barabartë. Pikërisht barazia na e mundëson bashkimin, e pamundëson paragjykimin dhe e garanton gjithpërfshirjen. Unë mora pjesë në këtë paradë sepse shteti ynë i pavarur është Republikë demokratike që nuk e përjashton asnjërin dhe garanton barazi për secilin”, ka thënë Kurti.

Duke mbajtur në krye pankartën me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”, ai marshoi në këtë paradë, i shoqëruar dhe nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Mimoza Kusari-Lila, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, si dhe aktivistë, anëtarë të shoqërisë civile dhe pjesëmarrës të tjerë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hyri të Shtunën dhe do të dal të Martën?! Egli bënë ‘GABIMIN E PAFALSHEM’!

Një moment i papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku Egli Tako ka ndarë me Gjestin një informacion që duket...

Kur vasali i përulet despotit!

Nga: Medai Shaholli I pabesi "Besës" dhe ish drejtori i DUI-t Fatmir plëngëprishësi, është vërsulur kundër bashkëpartiakes së tij Besa Kadriu, pasi ajo kishte kritikuar...

Merr fund armëpushimi në Gaza

Merr fund armëpushimi në Gaza, Izraeli vret kryeministrin e qeverisë së Hamasit pas sulmeve ajrore Kryeministri “de-facto” i qeverisë në Rripin e Gazës, i kontrolluar...

Pritet sot telefonata e shumëpritur Trump-Putin, zbulohet ora! Presidenti amerikan: Shumë afër paqes, Rusia dakord për mjaft elemente!

Presidenti amerikan Donald Trump pohoi ka rënë dakord me homologun e tij rus, Vladimir Putin, “për shumë elemente” të një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë...

Ndërron jetë 32 vjeçari nga Kumanova/ Familjarët: I dhanë terapi që i shkaktuan reagim alergjik

Një djalë i ri nga Kumanova në moshën 32 vjeçe ka ndërruar jetë pasditën e së hënës në Spitalin e Kumanovës. Familjarët thonë se...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu