Kur vasali i përulet despotit!

Nga: Medai Shaholli

I pabesi “Besës” dhe ish drejtori i DUI-t Fatmir plëngëprishësi, është vërsulur kundër bashkëpartiakes së tij Besa Kadriu, pasi ajo kishte kritikuar qëndrimet e shoviniste të premierit Micko për kërcnimet që ai bëri ndaj ish funksionarëve integrist me ngjyrime etnike, ku Fatmir b…lëpirësi mbron despotin e tij se fajtori qënkësh vetëm integrist gjatë pushtetit të kaluar ( që gjithsesi duhet hetuar dhe ngritur padi për papërgjegjshmëri), këtu nuk dua të bëj avokatin e djallit por, duke mos lënë jashtë përgjegjësisë inspektoriatin komunal, ministrin e ekonomisë apo ministrin e brendshëm, që e kanë lënë të livadhis pronarin e diskotekës dhe jo vetëm këtë diskotekë pa kushte sigurie, për mos ta kërkuar fajin vetëm në radhët e shqiptarëve por edhe te titistët e rinj të SDSM-së nëse drejtësi do të thotë barazi para ligjit!

Përgjegjësisë nuk duhet t’i shpëtoj askush ndaj drejtësia të bëhet edhe për rastin edhe për rastin e Spitalit modular të Tetovës pasi as ata nuk ishin të tepërt në këte botë dhe drejtësia duhet të bëhet për të gjithë dhe jo të ndahen si ca të nënës dhe ca të njerkës!

Fatmiri i pabesë, mbrojti despotin e tij nga kritikat që ai i adresoi duke i kërcnuar përgjegjësit e pushtetit të kaluar por jo dhe përgjegjësit e sotëm që 9 muaj kapërdisen nëpër zyrat e pushtetit dhe nuk i kontrollojnë ato lokale dhe biznese që mesa duket nuk kanë asnjë siguri për qytetarët!

Përgjegjësia është individuale dhe kolektive, ku të gjithë para ligjit janë të barabartë pa favorizime dhe jo me ngjyrime etnike ashtu siç kërkon t’i jap shovinisti Micko.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çitaku: Krimi po merr përmasa galopante, faturën e paguajnë qytetarët

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit se Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka...

Merret vendimi! Burg i përjetshëm për anëtarin e ‘Hellbanianz’

Një nga emrat më të njohur të grupit “Hellbanianz”, Sabajet Shuti – i njohur ndryshe si “Skilla” – është dënuar me burgim të përjetshëm...

511 miliardë fuçi naftë të zbuluara në Antarktidë mund të nxisin Luftën e Tretë Botërore – Ja pse!

Pikat kryesore të historisë Luftë Botërore? Antarktida është një zonë që nuk lejohet të eksplorohet për përfitime financiare personale nga asnjë shtet. Rusia ka zbuluar...

Vdekja e 27-vjeçarit, reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, në duart e...

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu këmbëngul se Izraeli nuk po kërkon të zhvendosë me forcë palestinezët, por thjesht dëshiron t’u ofrojë atyre që janë të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu