Kosova testoi dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës

Me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndihet më e sigurt përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale. Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci.

Ky i fundit së bashku me komandantin i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, sot kanë vizituar njësinë e Sistemeve Ajrore pa Pilot (SAPP) në Aeroportin e Gjakovës.

Maqedonci ka deklaruar se aty panë nga afër operacionalizimet e kapaciteteteve të dronëve Bayraktar TB-2.

“Për t’i vëzhguar nga afër operimet me dronët Bayraktar të kryera nga oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, e vizituam njësinë SAPP në Aeroportin e Gjakovës. Aty u njohëm me opercionalizimet e kapaciteteteve të fluturakeve Bayraktar TB-2, të demonstruara nga oficerët e njësisë Sisteme Ajrore Pa Pilot (SAPP)”, ka shkruar Maqedonci.

“Me oficerët dhe ushtarakët e mirëtrajnuar dhe të përkushtuar të ushtrisë tonë dhe me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve tona të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndjehet më e sigurtë përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje ta pajisim ushtrinë tonë me sisteme armatimi moderne dhe të sofistikuara, në shërbim të mbrojtjes dhe të sigurisë së Kosovës dhe për ta ruajtur paqen në vend dhe rajon”, ka shtuar Maqedonci

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

Arrestohet një person nga Kumanova në lidhje me rastin tragjik në Tetovë

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi kishte rënë...

Rokas: Maqedonia e Veriut t’i përshpejtojë reformat, të ndryshohet edhe Kodi Penal në Kuvend

Ambasadori i Bashkimit Evropian Mikalis Rokas, në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Hristijan Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave. Ai tha se në Maqedoni...

Zyrtar i VMRO-s, drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi, arrestohet për dyshime ryshfeti me fondet IPARD

Në një aksion të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, sot pas orës 13:00...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu