lihet anash Koridori 8 e autostrada me Kosovën- Korridori me Serbinë, prioritet i Qeverisë

Stoilkoviq ka thënë se përkushtimi i Qeverisë së Maqedonisë është për ndërtimin e të gjitha korridoreve, por rëndësi e veçantë do t’i kushtohet Korridorit 10 (Shkup-Beograd-Budapest) i vlerësuar nga Qeveria e VMRO-së si ekonomikisht më fitimprurës. Ndërkohë, Nikollovski e ka theksuar nevojën për aktivitete të përbashkëta me Serbinë për përfundimin e ndërtimit të hekurudhës së shpejtë Beograd-Nish-Tabanoc-Shkup

Xhenur ISENI

Beograd, 5 shtator – Qeveria e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet tre ministrave ia kumtuar edhe zyrtarisht Serbisë së Korridori 10 (Shkup-Beograd-Budapest) do të jetë prioritet. Gjatë vizitës në Beograd, zëvendëskryeministri dhe ministri për Sistem Politik, Ivan Stoilkoviq i shoqëruar nga dy zëvendëskryeministrat tjerë – Aleksandar Nikollovski dhe Timço Mucunski, e ka siguruar kryeministrin serb Millosh Vuçeviq se Korridori 10 ka një rëndësi të veçantë për Qeverinë në Shkup, pasi siç është shprehur Stoilkoviq, është vlerësuar si ekonomikisht më fitimprurës krahasuar me Korridorin 8.

“Përkushtimi i Qeverisë së Maqedonisë është për ndërtimin e të gjitha korridoreve, por rëndësi e veçantë do t’i kushtohet Korridorit 10 (Shkup-Beograd-Budapest) i vlerësuar nga Qeveria e VMRO-së si ekonomikisht më fitimprurës. Fokusi do të jetë edhe në zhvillimin e hekurudhës dhe në këtë kontekst, ndërtimi i hekurudhës së shpejtë nga Shkupi në Selanik. Me kryeministrin serb u pajtuam që ekonomia të ndjekë marrëdhëniet e shkëlqyera politike. Vlen të theksohet se në këtë Qeveri maqedonase, për herë të parë që nga viti 1944, një përfaqësues i popullit serb në Maqedoni u zgjodh në një post të lartë qeveritar”, ka theksuar zëvendëskryeministri Stoilkoviq gjatë takimit me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Në ndërkohë, Stoillkoviq, kryeministrit serb Vuçeviq ia ka përcjell ftesën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, për të vizituar Shkupin, ndërsa janë marrë vesh që vizita të ndodhë në fund të këtij muaji. Në fokus të bisedimeve, siç thuhet në njoftim, ishte edhe iniciativa për mbajtjen e takimeve ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Serbisë, të cilat sipas njoftimit, duhet të gjurmojnë mundësi të reja për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe mundësi për bashkëpunim të përbashkët me tregjet e treta.

Stoillkoviq thotë gjithashtu se me kryeministrin serb Vuçeviq ka biseduar edhe për intensifikimin dhe promovimin e aktiviteteve lidhur me procesin e Ballkanit të Hapur.

“Jemi dakord që duke intensifikuar bashkëpunimin ekonomik, ne kontribuojmë për paqen dhe stabilitetin rajonal. Është një mundësi për të krijuar interesa dhe stimuj të përbashkët për vendet tona për të punuar së bashku, përmes bashkëpunimeve të biznesit, shkëmbimeve akademike dhe ndërveprimeve kulturore. Intensifikimi i takimeve të nivelit të lartë do të jetë një tregues se fokusi ynë është integrimi ekonomik jo vetëm i Serbisë dhe Maqedonisë, por i Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Stoilkoviq.

Në të njëjtën vijë me Stoilkovin është shprehur edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në takimin me ministrin e Financave, Sinisha Mali. “Në fokus të bisedimeve ishte forcimi i lidhjeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, ku theksi u vu në përmirësimin e kushteve për akses në treg, krijimin e kushteve më të mira për kompanitë, si dhe mundësitë e krijimit të një tregu të vetëm ndërmjet vendeve të Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Nikollovski, ndërsa ka shtuar se Qeveria VMRO-VLEN-ZNAM është e fokusuar fuqishëm në ndërtimin e hekurudhës së shpejtë dhe lidhjen e hekurudhës së shpejtë me Korridorin 10 evropian, si parakusht për transport të shpejtë të mallrave dhe udhëtarëve ndërmjet vendeve të rajonit. Në këtë kontekst u theksua nevoja për aktivitete të përbashkëta për përfundimin e ndërtimit të hekurudhës së shpejtë Beograd-Nish-Tabanoc-Shkup.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bardhyl Mahmuti: Micko-ski dhe micko-jat shqiptare

ALARM: NË MAQEDONINË E VERIUT SHQIPTARËT JANË NË RREZIK NGA “MALARJA”! MICKO-SKI DHE MICKO-JAT SHQIPTARE Që në fillim dua të sqaroj lexuesin se shqiptarët që jetojnë...

Nga “kriminel” dhe “Lista e zezë e SHBA-së” te partner qeveritar? Bekim Qoku dhe kthesa politike për Ramiz Merkon

Lista e pavarur e Ramiz Merkos në Strugë është shumë pranë përfshirjes në përbërjen e re qeveritare të Maqedonisë së Veriut. Lajmin e ka...

MAP: Minçev nuk mendoi për ligj të ri për përdorimin e gjuhëve, por për ligjin për përfaqësim të drejtë në sektorin publik

Njoftim nga Ministria e Administratës Publike: Nuk bëhet fjalë për Ligj të ri për përdorimin e gjuhëve, por për Ligjin për përfaqësim të drejtë i...

Mislimi: Ku janë Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, pse nuk e mbrojnë Haqim Ramadanin?

Gazetari dhe pronari i TetovaSot, Rami Mislimi pas kërcënimit nga ana e Mickovskit për shkarkimin e Haqim Ramadanit kandidatit të VLEN në komunën e...

Bajram Rexhepi nis vizitat derë më derë: Zhvillimi i Tetovës është interes i përbashkët, fillojmë më 2 nëntor (VIDEO)

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, gjatë vizitave të sotme derë më derë, theksoi se zhvillimi i Tetovës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu