Kompania “Marmaris” i dhuroi pajisje Spitalit Gjinekologjik në Çair

Kompania “Marmaris” në shenjë përkushtimi ndaj komunitetit dhe nevojave reale të institucioneve shëndetësore ka dhuruar 10 karrige laboratorike për marrjen e gjakut për spitalin gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair.
Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, tha se ky donacion është një investim në dinjitetin e pacientëve dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

“Ky donacion është më shumë se sa pajisje, është një investim në dinjitetin e pacientëve dhe në lehtësimin e punës së stafit shëndetësor, që çdo ditë shërben me përkushtim. Gjithashtu i njëjti pronar ka dhuruar 22 karrige të njëjta edhe për Klinikën e Fëmijëve. Ky veprim është shembull konkret se si sektori privat mund të kontribuojë në mënyrë të drejtpërdrejtë për përmirësimin e shërbimeve publike, sidomos në fushën e shëndetësisë, që mbetet ndër prioritet më të ndjeshme për të gjithë qytetarët.”, – deklaroi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair, Pranvera Izairi, tha se karriget laboratorike do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve për pacientët dhe lehtësimin e punës së stafit shëndetësor në këtë spital.

“Karriget laboratorike do të shfrytëzohen në ngritjen e cilësisë së dhënies së shërbimeve mjekësore te pacientët që do ta kërkojnë atë shërbim këtu te ne. Shpresoj që ky lloj bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen. Është një gjest human dhe solidar nga ana e tyre dhe ne e vlerësojmë thellë, si unë personalisht, ashtu edhe stafi i spitalit.”, – theksoi drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik “Nëna Terezë”, Pranvera Izairi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dronët rrëzojnë Black Hawk në Kolumbi: paralajmërim për luftën moderne

Sulmi vdekjeprurës që vrau 12 persona tregon se dronët e armatosur po bëhen një kërcënim i madh për helikopterët ushtarakë në mbarë botën Një helikopter...

Reagimi i Hoxhë Bedri Likës: Populli shqiptar vendos për veten, jo Mickoski”

Hoxhë Bedri Lika ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke theksuar se roli i tij si klerik është mbi partitë politike dhe...

Trump synon të dërgojë forca federale në Chicago e New York

Pas Washington-it, presidenti republikan paralajmëron vendosjen e Gardës Kombëtare në dy metropolet demokrate Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten se pas Washington-it do të...

Pritje mbi pesë orë në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet arrijnë mbi pesë orë, dhe të...

Shfaqje të nacionalizmit maqedon në emër të mbrojtjes nga “rreziku shqiptar”!

Me afrimin e zgjedhjeve lokale në kampin qeveritar të "državës Severna" gjithnjë e më shumë po shtohen edhe tonet nacionaliste me pretekstin për gjoja...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu