Kërkimet ilegale për ar po i shkatërrojnë muret e Kalasë së Tetovës!

“Përderisa në qytetet tjera si Shkupi, Ohri e tjerë, Kalaja në qytet është atraksion turistik dhe një pikë e bukur për vizitorët, si nga brenda po ashtu edhe nga jashtë shtetit, në qytetin e Tetovës, kalaja, edhe pse ka një histori dhe një peshë të veçantë për qytetin, nuk është asgjë tjetër përveç se një grumbull gurësh, apo një gërmadhë e shkatërruar nga koha e në disa vende, edhe deponi që dita ditës mbushet. E gjithë kjo, nga moskujdesi si duhet si i pushtetit qendror, po ashtu edhe nga pushteti lokal”, raporton gazetari I Alsat, Bashkim Sulejmani.

Rruga që të çon në kala që nga koha e komunizmit nuk është prekur më, ndërsa brendia e kalasë, pa drita, pa infrastrukturë dhe me gurë që zhduken dita ditës nga hajnat, bën që muret e kësaj kalaje dita ditës të zvogëlohen. Ministrja e Kulturës thotë se Kalaja është nën ingerencë të pushtetit lokal.

“Konservimi, restaurimi dhe rinovimi është ingerencë e Institucionit për mbrojtje të trashëgimisë nacionale. Vet menaxhimi me Kalanë ashtu siç është kalaja e Shkupit për Shkupin, është ingerencë e qeverisjes lokale e që do të thotë se qeverisja lokale duhet të merr masa”, u shpreh Bisera Kostadinoska Stojçeska.

Nga Komuna e Tetovës thonë se kalaja është objekt nacional dhe është nën mbojtje të Ministrisë së kulturës. Kërkojnë leje nga institucionet përkatëse që t’i lejohet komunës që të realizoj projektin që ka për kalanë.

“Kalaja e Tetovës është objekt me interes nacional dhe është nën mbrojtje të Ministrisë së kulturës, e po ashtu nga informatat tona, gjithë prona brenda mureve të kalasë ajo është pronë e Kishës Ortodokse të Maqedonisë, andaj gjitha mundësitë që janë të Komunës është intervenimi jashtë Kalasë. Gjithçka që ka të bëj brenda Kalasë pa miratimin e ministrisë së kulturës, Qendrës për Konservim dhe Kishës Ortodokse, komuna e Tetovës nuk ka ingerenca nuk ka ingerencën më të vogël, edhe përkundër interesimit tonë që ajo pjesë të rregullohet. Sigurisht që për të ardhmen kemi plan për ta rregulluar edhe rrugën që çon te kalaja, edhe hapësira rreth kalasë, e nëse do kemi mirëkuptim nga institucionet që përmenda, ne jemi të interesuar ta rregullojmë edhe pjesën brenda Kalasë së Tetovës”, tha Kasami.

Shkatërrimet më të mëdha të mureve që viteve të fundit po i bëhen kalasë së Tetovës, vijnë pikërisht nga kërkuesit e arit, të cilët nuk kursejnë asgjë historike me idenë se do të gjejnë pasuri të fshehura./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

Qyteti japonez që SHBA-ja e bombardoi 12 orë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore

Kur lufta ishte drejt fundit, një qytet i vogël japonez u dogj nga një sulm që shumë njerëz e quajnë të panevojshëm. Kumagaya u...

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh...

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përleshjet pas tërheqjes së forcave siriane nga Suwayda në...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu