Këngëtari i famshëm i ish-Jugosllavisë në një xhami të Sarajevës

Një imam boshnjak, Nedim Botiç, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto ku shihet ylli i muzikës jugosllave Dino Merlin, në një prej xhamive të Sarajevës.

“Dino Merlin këtë Ramazan ndjek recitimin e Kuranit në xhaminë “Çekrekçija” në Sarajevë. Pse po e shkruaj këtë?

Sado të arrini në jetë, edhe pasuri edhe para edhe popullaritet, të mos harrojmë se të gjitha këto janë dhuratat e Tij. Të mos harrojmë Atë që na dha jetë. Zbrisni në tokë. Ejani në xhaminë tuaj. Ndaluni pak, dëgjoni Kur’an. Ujitni shpirtin tuaj. Kërkoni prej Tij falje. Qofshin xhamitë tona plot me ne dhe shpirti ynë me Kuran”, ka shkruar Botiç.

Dino Merlin, i cili ende performon në skena, duke qenë po aq i pëlqyer sa në ritë e tij, epokën jugosllave së cilës i përket si brez, tradicionalisht nuk performon gjatë Ramazanit, muajit të shenjtë musliman. Në këtë muaj ai tërhiqet nga publiku dhe i përkushtohet plotësisht Zotit, vetes dhe njerëzve të tij të dashur.

“Ramazani është një oaz, është streha ime nga kaosi që jetojmë në këtë botë jashtë Ramazanit. Mezi pres që të vijë ajo heshtje, ajo batanije e butë, e bukur për të më qetësuar”, janë fjalët e tij.

Dino Merlin ëhstë padyshim këngëtari më i famshëm boshnjak, ngjashëm si boshnjakia tjetër, Lepa Brena, duke qenë të dy të një epoke, siç dhe Sinan Sakiç.

Hiti më i madh i Dino Merlin është gjithsesi me një serbe, në kohën jugosllave, Vesna Zmijanac. Bëhet fjalë për duetin “Jargovani”. Dhe përflitet se ka qenë pikërisht ajo e cila ia ka shpëtuar jetën gjatë luftës së përgjakshme serbo-boshnjake në vitet e para ‘90-të, pasi serbët kanë tentuar ta ekzekutojnë Dinon. tesheshi.com/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu