Kasami: Do të vërtetojmë realisht sa vendparkime na nevojiten në Tetovë

Kryetari i Tetovës së bashku me shefin e SPB Tetovë dhe drejtorin e NP “Parkingjet e qytetit” sot në bulevardin “Ilinden” kanë kryer mbikëqyrjen e gjendjes në trafik, pas vendimit të djeshëm të disa pjesëve nga dy rrugë të bulevardit të mos lejohet parkimi i automjeteve. Vendimi ka të bëjë me disa pjesë të “Ilindenit” dhe “Bllagoja Toska”, ndërsa nuk ka të bëjë me parkimin paralel të bulevardit “Iliria”.

“Në këtë periudhë verore bulevardet dhe rrugët në Tetovë duhet të lirohen deri më 15 gusht që të kemi lëvizje më të lirë të automjeteve. Sipas marrëveshjes, deri në orën 21:00 të mbrëmjes nuk do të lejohet parkimi në vendet ku nuk lejohet parkimi. Pas orës 21:00 nuk do të paguajnë për parkim në parkingje të zonave. Kjo është në shërbim të faktit që gjatë ditës qytetarët tanë që dalin për të kryer punën e tyre të përditshme, ndërsa pas orës 21:00 dalin për të parë miqtë e tyre. Për këtë arsye kemi vlerësuar se bulevardet dhe segmentet e tjera rrugore në qytet do të duhet të lirohen gjatë ditës”, tha Bilall Kasami.

Në pyetjen e gazetarëve duke pasur nparasysh reagimet e qytetarëve pse ka vendim të këtillë kur nuk ka mjaftueshëm vendparkime, Kasami tha se me këtë do të dihet sa mjaftueshëm duhet të ketë në qytet. Në pyetjet në bazë të reagimeve të qytetarëve se në çdo pjesë të qytetit mungojnë parkingjet, Kasami me përgjigje plotësisht tjetër-se ka mjaftueshëm vendparkime.

“Edhe si qytetar edhe si kryetar komune mund të them te tregu tregu, që është vendi më kritik, nuk mungojnë hapësirat e parkimit. Ekziston edhe një parkim publik dhe një parking privat që është gjysmë bosh. Aty ku është më kritike, njerëzit, edhe ne edhe ju mund të parkoni atje dhe kur ai parking të jetë plot, atëherë do të kërkojmë hapësira parkimi shtesë. Ata që jetojnë në pjesën e zgjidhjes së çështjes së banesave duhet të kenë gjetur zgjidhjen edhe për parkimin. Kudo në botë, nëse blen një automjet, duhet të blesh edhe një vend parkimi. Në ndërtesat e vjetra të banimit ka hapësira të përbashkëta parkimi, ku së bashku me kompaninë e parkimit u dalim në vigjilje banorëve. Për hapësirat shtesë të parkimit, të gjithë duhet të gjejnë një zgjidhje individuale, tha Kasami.

Sipas kryetarit të komunës, ideja për ndërtimin e garazhit me kate do të jetë faza e fundit, e cila pason pas vërtetimit të numrit të vendparkimeve shtesë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bllatë: Policia me Ambasadën e Shqipërisë në Shkup shpërndajnë ujë për udhëtarët

Ndeshja fudbollistike që sonte luhet në Tiranë mes Serbisë e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzkonshëm edhe te shqiptarët e RMV-së. Me këtë rast...

Tragjedi në Saraj: Humb jetën maturantja Vebije Memedi pas një aksidenti të rëndë

Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të nxënëses dhe maturantes Vebije Memedi nga Saraji i Shkupit. Ajo humbi...

Vuçiq: Jam i vetmi person në Evropë që tregton municion ushtarak me Izraelin! Gjithmonë do ta respektojmë dhe do ta duam Izraelin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se vendi i tij i dërgoi ndihmë Izraelit menjëherë pas sulmeve në Rripin e Gazës që filluan më 7...

BDI reagon pas shfuqizimit të “Balancuesit”: Shqiptarët po përjashtohen nga institucionet shtetërore

BDI ka reaguar për përfaqësimit e shqiptarëve në pozita kyçe në institucionet shtetërore. Nga kjo parti thonë se pas shfuqizimit të “Balancuesit” nga Gjykata...

Atmosferë elektrizuese në Morinë! Tifozë të zjarrtë të Kombëtares mbërrijnë në Shqipëri

Pika kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi. Tifozët kuq e zi nga Kosova, së bashku me djemtë e Luginës së Preshevës, janë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu