Ka dy muaj që nxënësve në Tetovë iu mungojnë mijëra libra, Janevska fajëson drejtorët

Tetovë, 2 nëntor – Edhe pse kanë kaluar dy muaj pas fillimit të vitit shkollor, nxënësve nëpër shkollat e Tetovës ende iu mungojnë mijëra libra. Për këtë situatë, ministrja e Arsimit Vesna Janevska i fajëson drejtorët e shkollave se nuk i ka raportuar librat e dëmtuar dhe thotë se për këtë arsye kanë ngecur me planifikimin e tyre. Ndërkaq, nga Komuna e Tetovës thonë se javën e ardhshme pritet takim me ministrinë për zgjidhjen e këtij problemi.

Mungesa e furnizimit me libra shtynë prindërit të fotokopjojnë të njëjtat, që u shkakton barrë shtesë në xhepat e tyre. Nxënësit e shkollave fillore që në shtator u ankuan për Portalb.mk se u mungojnë libra nga lëndët më të ndryshme.

Për këtë problem, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska fajëson autoritetet lokale, sepse siç thotë, nuk i kanë raportuar tekstet e dëmtuara dhe që kjo ka ndikuar në planifikim.

“Ky është një keqkuptim i madh. Ministria nuk mund të dijë se sa tekste janë të nevojshme nëse shkollat ​​nuk i raportojnë. Nëse i ndiqni me kujdes deklaratat e punonjësve në Komunë, supozoj përgjegjësit e arsimit, ata vetë thonë se i kanë kursyer prindërit. Ligji parashikon që nëse teksti është i dëmtuar, prindi duhet të paguajë një shumë për restaurimin e tekstit nga 10 deri në 70%, në varësi të dëmit. Prindërit i kanë kursyer për arsye të panjohura, duhet ta thonë vetë pse dhe nuk i kanë raportuar tekstet e dëmtuara”, tha Janevska.

Megjithatë, të kontaktuar nga Portalb.mk për atë se tani veç më janë të njoftuar për këtë problem dhe pse nuk i printojnë librat që mungojnë, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës heshtin.

Prindërit nuk janë dënuar asnjëherë
Drejtoresha e shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” në Tetovë në të cilën mungojnë shumë libra, Sihana Kaba Kasami thekson se edhe pse në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës te librat ka dokumente dhe çmimore për të gjitha librat e dëmtuar në varësi të nivelit të dëmit, në 10 vitet e fundit askush nuk u ka kërkuar llogari për këto libra.

“Nxënësit janë gjendur sipas nevojës. Ndonjë libër i ri na ka ardhur, ndërsa të vjetërit janë lënë në harresë. Kjo punë kështu ka nisur, por duhet të ndërpritet dhe prindërit të vetëdijesohen se libri i dëmtuar duhet të paguhet. Sinqerisht, askush nuk ka mbajtur llogari për këtë gjë dhe të gjithë kanë vepruar njësoj”, tha Kaba Kasami.

Ajo shtoi se këtë vit janë azhurnuar të dhënat për librat dhe çmimorja për të njëjtët.

“Shpresojmë që t’i përmbahemi këtij ligji. Problem tjetër është edhe me prindërit, ata e dinë që librat janë falas, por harrojnë se të njëjtat libra duhet të rruhen dhe mos të dëmtohen që të mund të përdoren në gjeneratat vijuese. Hajde edhe bindi se duhet t’i paguajnë, menjëherë e politizojnë punën”, theksoi drejtoresha.

Nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk konfirmojnë se është e vërtetë që drejtoritë e shkollave fillore dhe të mesme nuk kanë kërkuar kompensim nga prindërit për tekstet e dëmtuara shkollore.

“Mirëpo, është e palogjikshme që të mos dëmtohen librat që përdoren në pesë gjenerata, siç e parasheh ligji aktual. Pasi të furnizohemi me tekstet e nevojshme, udhëheqësit e shkollave marrin përsipër të njoftojnë prindërit që duhet të paguajnë për çdo dëmtim që u bëhet librave”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës thanë se javën e ardhshme presin takim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që të zgjidhin problemin.

Problemi me librat nuk është duke u zgjidhur me vite të tëra. Në të kaluarën në Tetovë ka pasur edhe protesta nga nxënësit për shkak të mungesës së librave.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Veterani i UÇK-së bëhet Kampion Shtetëror në Bodybuilding në Maqedoni

Shkup – Një histori e jashtëzakonshme force dhe qëndrese: një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i cili humbi njërën këmbë gjatë luftës së...

VLEN në Vrapçisht injoron apelin e Avokatit të Popullit për mos­përdorimin e fëmijëve në fushatë

Avokati i Popullit ka bërë apel publik që fëmijët të mbrohen nga çdo formë e abuzimit politik gjatë fushatave zgjedhore. Megjithatë, vetëm pak orë...

Angelina Jolie: “E dua vendin tim, por sot nuk e njoh më Amerikën”

Në një kthesë të re të jetës së saj, aktorja dhe regjisorja e njohur po përgatitet të lërë përfundimisht Shtetet e Bashkuara pas përfundimit...

Izraeli nis transferimin e të burgosurve përpara lirimit

Izraeli ka filluar transferimin e të burgosurve në dy burgje përpara lirimit të tyre si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, e hartuar...

Kurti sulmon kandidatin e PDK-së në Mitrovicë: Po garojnë me gomë rezervë

Në një tubim në Mitrovicë, Albin Kurti ofendoi kandidatin e PDK-së Arian Tahiri duke e quajtur “gomë rezervë” teksa kërkoi mbështetje për Faton Pecin Kryeministri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu