Jançeva: Këshilltarët e LSDM-së do t’i votojnë vendimet për projektet kyçe për Shkupin

Këshilltarja e LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Lubica Jançeva, para fillimit të seancës së Këshillit në një deklaratë për mediat i porositi këshilltarët e VMRO-DPMNE-së që t’i japin fund bllokadës së Këshillit dhe t’i votojnë projektet kyçe për Shkupin

“Në vend që të marrin vendime dhe të punojnë për të mirën e Shkupit, ata që e shkatërruan Shkupin kanë kohë që luftojnë mes njëri-tjetrit në kurrizin e shkupjanëve, kush e ka fajin për kaosin që e krijuan. Kjo duhet të marrë fund sot. As VMRO-DPMNE dhe Mickoski dhe as Arsovska nuk mund të ikin nga përgjegjësia për kaosin që krijuan në Shkup. Grupi këshillues i LSDM-së dhe koalicionit në seancën e sotme të Këshillit pret që më në fund të përfundojnë kundërshtimet për atë se kush e ka fajin dhe aq sa ka mbetur në periudhën që vijon, deri në fund të mandatit, të bëjnë diçka për Shkupin dhe shkupjanët. Për këtë arsye Arsovska u takua me Mickoskin. Presim që VMRO DPMNE si shumicë dhe Arsovska më në fund të harmonizohen, pajtohen dhe mbështesin projektet dhe programet që janë në interes të qytetarëve të Shkupit”, tha Jançeva.

Ajo pret që këshilltarët e VMRO-DPMNE-së të mbështesin Vendimin për nevojën e blerjes së autobusëve të rinj ekologjikë, për transport publik falas, për projektin për transport modern, ekologjik BRT dhe t’i votojnë programet që janë të nevojshme për funksionimin e Qytetit të Shkupi.

“Ta mbështesin: Programin për aktivitete shtesë të Ndërmarrjes publike “Higjiena komunale”; Programi për mbrojtjen e mjedisit, programi për aktivitete në fushën e komunikacionit; Plani zhvillimor për transportin publik të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit; Programi për zhvillim ekonomik lokal; Programi për mbrojtjen e parkut natyror Gazi Babë; Programi për mbrojtjen e natyrës për zonën e mbrojtur të ujit; Programi për efikasitet energjetik… Dhe të gjitha ndryshimet dhe shtesat në programe që rezultojnë nga ribalancimi i buxhetit që u votua. Projekte të shumta dhe të rëndësishme kanë ngecur. Shkupi është në kaos total, Shkupjanët nuk e meritojnë. Bllokadat e këshilltarëve të DPMNE-së dhe pengesat e ndërsjella po bëjnë dëme të mëdha dhe duhet të ndalen. Shkupi po mbytet në plehra, është pis, çdo dite mbijnë deponi të reja… nuk ka asnjë shenjë nga 82 që u pastruan ne 82 ditët e para… nuk ka as gjelbërim te ri, as shtigje te reja biçikletash, nuk ka bulevarde të reja… nuk ka asgjë nga ajo që ishte premtuar në programin “Për një Shkup modern”, tha këshilltarja e LSDM-së.

Jançeva theksoi se grupi i këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicioni do të jenë opozitë konstruktive në Këshillin dhe do t’i mbështesin këto vendime.

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot është duke e mbajtur seancën, në të cilën pritet që këshilltarët t’i mbështesin programet shtesë për punë të Higjienës komunale për punësim të rreth 120 personave dhe të marrin vendim për ridedikim të fondeve për NQP, me të cilat do të riparohen dhe do të vihen në funksion edhe 30 autobusë të tjerë.

Kryetarja Danella Arsovska, më 22 të këtij muaji, në koordinim me grupet këshilldhënëse, prezantoi planin për dalje nga kriza në Qytetin e Shkupit, numrin e pamjaftueshëm të autobusëve, për shkak të së cilës duhet të presin më shumë se gjysmë ore dhe komente ka pasur edhe për higjienën në qytet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu