Izraeli sulmon shkollën e OKB-së në Gaza, raportohet për të paktën 27 viktima

Një sulm ajror izraelit në një shkollë të siguruar nga OKB-ja në Gaza për qindra persona të zhvendosur nga lufta, ka vrarë të pakën 27 persona. Ndërkohë, ushtria izraelite tha se sulmin në këtë shkollë e kreu pasi strehonte komponentë të Hamasit.

Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit deklaruan se avionët kishin kryer një sulm të saktë në një kompleks të Hamasit të ngulitur brenda një strehe në zonën e Nuseirat. Më tej, ushtria izraelite pretendoi se kishte ndërmarrë hapa përpara sulmit ajror për të ulur rrezikun e dëmtimit të civilëve të papërfshirë.

Gazetarët raportuan për BBC se ka qenë një avion luftarak izraelit që ka qëlluar 2 raketa në hyrjet në katin e fundit të shkollës për kampin e regjuatëve Nuseirat. Ndërkohë, zyra e shtypit e Hamasit ka akuzuar Izraelin se ka kryer një masakër të tmerrshme.

Ismail al-Thawabta, drejtor i zyrës së shtypit të Hamasit, hodhi poshtë pretendimet e Izraelit se shkolla e OKB-së kishte fshehur një komponentë të Hamasit. Më herët, ushtria izraelite tha se kishte marrë nën kontroll operacional mbi zonat lindore të kampit të refugjatëve Bureij dhe qytetin Deir al-Balah në Gazën qendrore, pasi dhjetëra palestinezë u raportuan të vrarë.

Në deklaratën e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit thuhet se kanë vrarë “terroristët” e Hamasit dhe Xhihadit Islamik që morën pjesë në sulmin e 7 Tetorit në jug të Izraelit, kur rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng. Nga ana tjetër, të paktën 36 mijë e 580 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke...

Voton Albin Kurti: “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu