Iu zbulua llogaria në OnlyFans, mësuesja përjashtohet nga shkolla fetare katolike: Nuk është krim të zhvishesh, më pëlqen të…

Një mësuese 29-vjeçare e një shkolle katolike në veri të Italisë është pushuar nga puna, pasi u bë e njohur se ajo kishte një llogari në platformën OnlyFans, ku shpërndante përmbajtje për të rritur.

Vendimi i shkollës erdhi pasi u konsiderua se aktiviteti i saj ishte në kundërshtim me “frymën katolike që udhëheq drejtimin arsimor të institucionit”.

Elena Maraga, e cila punonte në një shkollë pranë qytetit Treviso, ishte pezulluar fillimisht disa javë më parë, pasi një prind – i cili dyshohet se kishte blerë përmbajtje nga llogaria e saj – e raportoi rastin në shkollë. Më pas, çështja mori përmasa më të mëdha, kur bashkëshortja e këtij prindi e denoncoi mësuesen pranë drejtuesve të shkollës.

Në një sërë intervistash pas pezullimit dhe më pas pushimit nga puna, Maraga ka deklaruar se veprimtaria e saj personale nuk ndikon në profesionalizmin që ka treguar në punë.

“Unë jam ekzibicioniste, më pëlqen të tregoj trupin tim dhe të marr komplimente për bukurinë time. Megjithatë, jam rritur në një familje katolike, jam besimtare dhe kam qenë mësuese në çerdhen e famullisë së qytetit tim,” tha ajo.

Ajo gjithashtu theksoi se nuk ka kryer asnjë krim dhe se kërkon të drejtën për liri personale jashtë orarit të punës.

“Nuk mund të pranoj, nëpërmjet shkarkimit, të poshtërohem publikisht dhe të dënohem me papunësi nga një institucion që u bën thirrje vlerave morale, edhe pse brenda tij është tronditur nga skandalet seksuale të fshehura prej dekadash,” përfundoi ajo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI sot mban Kongres në Shkup

Sot në Shkup Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbajë Kongresin partiak. Sipas deklaratave dhënë nga zyrtarët e partisë, pritet që Ali Ahmeti të rizgjidhet...

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit...

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

Në publik, më 1 dhjetor të vitit 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike Ibër Lepenci njoftonte se zotëri Faruk Mujka, përmes një procesi të ligjshëm të përzgjedhjes,...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu