Iu sekuestruan 50 milionë euro pasuri/ Kush janë Kristian dhe Drilona Boçi, personazhet e njohur që reklamojnë jetën luksoze në rrjete sociale

Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku dyshohet se rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe, apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të Kristian Boçit.

Prokuroria e Tiranës informon se nga hetimet ka rezultuar se një shtetas tjetër i cili ka kryer dënimin për trafik droge në Belgjikë në kuadër të grupeve kriminale, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare me qëllimin për të maskuar kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij.

Raportohet se shtetasi, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin Kristian Boçit dhe shtetasit me iniciale V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.

“Nga hetimet është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anulimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna”, sipas Prokurorisë së Tiranës.

Gjithashtu rezulton se janë krijuar shoqëri fiktive, të cilat pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar. Janë dhënë hua në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, si edhe janë krijuar shoqëri me kuota të përbashkëta midis Kristian Boçit dhe një shtetasi tjetër duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme.

Drilona Boçi, bashkëshortja e Kristian Boçit zotëron një nga atelietë më të njohura të veshjeve në Tiranë. Ajo ka marrë pjesë edhe në konkurse bukurie si dhe është e diplomuar për drejtësi. Nga martesa e tyre kanë dy fëmijë.

Nga ana tjetër, Kristian njihet si boksier dhe influencer në rrjetet sociale. Të dy reklamojnë jetën luksoze në rrjete sociale.

Një detaj tjetër mjaft interesant është miqësia e ngushte që cifti Boci ka me Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezajn.

Dyshja Kristian Boci dhe Bes Kallaku duket se kanë nje lidhje aq të ngushte saqë edhe dedikimet here pas herë në rrjete sociale për njeri tjeterin nuk kanë munguar, duke filluar nga urimet dhe dhuratat për dasma e ditëlindje e deri tek mbeshtetja publike e Kristanit ndaj Besit për ndarjen me Xhensilen .

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu