Italia e dërgon në shtëpi Serbinë e Djokoviçit

Italia e ka eliminuar Serbinë në kuadër të “Davis Cup”, apo siç njihet ndryshe Kampionati Botëror i Tenisit.

Këtë të shtune, italianët triumfuan ndaj serbëve me rezultat 2-0 në sete.

Fillimisht Serbia kaloi në epërsi në gjysmëfinale kur Miomir Kecmanoviq mundi Lorenzo Musettin 6-7 (7-9) 6-2 6-1.

Por Sinner tregoi klasin e tij duke mposhtur Novak Gjokoviqin 6-2 2-6 7-5 dhe barazoi rezultatin.

Më pas Sinner dhe Lorenzo Sonego mundën Gjokoviqin dhe Kecmanoviin 6-3 6-4 në dyshe për të siguruar një fitore me plot emocion.

Italia në finale do të ballafaqohet me Australinë, sfidë e cila do të zhvillohet gjatë kësaj të diele.

Përndryshe, tenistët serbët edhe kësaj radhe provokuan me këngë nacionaliste kundër Kosovës.

Madje, “Davis Cup” fshiu videot e tyre që kishte publikuar, pasi këngët me të cilat hynin në ndeshje tenistët serbë, ishin të karakterit nacionalist.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Federata e Tenisit e Kosovës, e cila ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë në institucionet përkatëse. /Klankosova.tv.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu